“Më rriti gjyshja në Himarë, por nuk jam me origjinë shqiptare. Grek brez pas brezi”, Pirro Dhima i përgjigjet gazetares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:57

“Më rriti gjyshja në Himarë, por nuk jam me origjinë shqiptare. Grek brez pas brezi”, Pirro Dhima i përgjigjet gazetares

Shtangisti, ish-kampion bote, Pirro Dhima në një rrëfim për mediat greke, për historinë e fëmijërisë dhe fillimet e karrierës së tij në Shqipëri, ka saktësuar origjinën e tij, në përgjigje të një shkrimi nga një gazetare greke pak ditë më parë.

pjimage (1)

 

 

Dhima thekson se është grek i lindur në Shqipëri, e në një intervistë me gazetarin Dimitris Danikas, ai tregon se është rritur nga gjyshja e tij që jetonte në Himarë.

 

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, – tregon Dhima.

“Kam ardhur në Greqi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç”, ka treguar ai më tej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"