“Me Ronaldon nuk ka nevojë për sqarime”, flet Sarri: Nuk kam parë rritje të skuadrës, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 11:14

“Me Ronaldon nuk ka nevojë për sqarime”, flet Sarri: Nuk kam parë rritje të skuadrës, por…

Juventusi do të luajë nesër në orën 15:00, një ndeshje shumë të vështirë, në transfertë kundër Atalantës. Mauricio Sarri ka dalë ditën e sotme, në konferencë për shtyp, teksa ka folur për kundërshtarin dhe sqarimin me Ronaldon.

sarri

Sqarim për Ronaldon? “Nuk ka nevojë për sqarime. Unë kam ardhur nga vitet ’90, madje edhe tek amatorët kishin të njëtat reagime ndaj ndërrimit. Ose e kam kaluar jetën time duke sqaruar ose jam mësuar me faktin se lojtarët duhet të lihen jashtë e të “ziejnë”. Ky nuk është problem, problemi i vërtetë është se në ndeshjen e parë kundër Portugalisë, Kristiano kishte qenë më i mirë ndërsa në të dytën ai kishte të njëjtat probleme si në ndeshjet e fundit, kështu që ne po mundohemi ta heqim këtë problem që po e shqetëson, madje edhe mendërisht, duke u munduar ta bëjmë atë të stërvitet më mirë. Synimi është ndeshja e Ligës së Kampionëve me Atletikon. Po e realizon këtë program, por nesër nuk do të jetë në fushë me 99%”.

sarri ronaldo

Atalanta? “Ta quash një ekip thjesht të “bezdisshëm” më duket një zhvlerësim. Ka një mënyrë për të luajtur me një nivel të lartë agresiviteti dhe intensiteti, por gjithashtu ka cilësi të shkëlqyera teknike. Nuk është rastësi që shënojnë shumë. Unë mendoj se përkufizimi më i bukur i Atalantës është dhënë nga Guardiola, është si të shkosh te dentisti. Ai është një kundërshtar i rrezikshëm, i qartë dhe shumë i vështirë”.

Juvja me forca të plota? “Unë nuk pajtohem që rritja ka qenë konstante. Unë kurrë nuk kam parë rritje të vazhdueshme në ekip, kam parë gjithmonë momente të rritjes. Është e qartë se ne duam të bëjmë një lloj të caktuar futbolli, por ne nuk mund të shkojmë kundër karakteristikave të caktuara të lojtarëve.”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"