Me Ramazan në Botëror, ja situata për lojtarët myslimanë që do marrin pjesë në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 18:09

Me Ramazan në Botëror, ja situata për lojtarët myslimanë që do marrin pjesë në Rusi

Për më shumë se 1 miliard myslimanë, dita e sotme shënon nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky është fillimi i një muaji agjërimi, ku besimtarët heqin dorë nga ushqimi dhe pijet mes agimit dhe muzgut të diellit, si një shenjë përkushtimi, pastrimi dhe vetëdisiplinimi.

Salah2

Por, për më shumë se 100 lojtarë që vijnë nga vende me shumicë muslimane, por edhe nga vende të tjera, do të jetë një muaj përgatitjesh intensive për Botërorin e 2018 në Rusi. Mbrojtësi i Egjiptit, Omar Gaber, thotë se nuk është aspak e lehtë të stërvitesh dhe të luash teksa je duke mbajtur Ramazan. “Por, unë do e bëj, edhe pse disa lojtarë të tjerë zgjedhin ta bëjnë më vonë këtë periudhë agjërimi. Për mua, janë thjesht 30 ditë në vit, dhe në fenë tonë është diçka shumë e mirë të jesh pranë Zotit.” – thotë mbrojtësi egjiptian.

Por, lojtarë të tjerë zgjedhin që ta kryejnë më vonë këtë periudhë agjërimi. Gjatë muajit të Ramazanit, ka vend edhe për përjashtime, për njerëz që në atë moment janë të sëmurë, janë në udhëtim apo kanë detyra të vështira fizike. Për shembull, në Botërorin e vitit 2014, Mesut Ozil nuk agjëroi gjatë periudhës që ishte në fushë me Gjermaninë.

Gjithsesi, ka studime që thonë se nuk është aspak mirë të agjërosh gjatë muajit të Ramazanit, me mjekët që dalin në përfundimin se nëse nuk mbahet një regjim strikt sipas udhëzimeve të stafeve, mund të ketë dëmtime apo ulje të performancës. Nga ana tjetër, shumë lojtarë thonë se në këtë muaj, trupi pastrohet, dhe ndihesh akoma më i fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"