“Me personalitetin e një veterani”, mediat italiane i thurin elozhe Kumbullës. Ja nota e shqiptarit ndaj Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 23:00

“Me personalitetin e një veterani”, mediat italiane i thurin elozhe Kumbullës. Ja nota e shqiptarit ndaj Fiorentinës

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, bëri një tjetër paraqitje pozitive me fanellën e Veronës në barazimin 1-1 ndaj Fiorentinës.

marash-kumbulla

20-vjeçari la fushën e lojës në minutën e 78-të, pas një dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Emereur. Shqiptari është vlerësuar me notën 6 nga portieri italian “Tuttomercatoëeb”, i cili nuk i kursen elozhet për Kumbullën.

“Xhevahiri i Veronës ofron një tjetër provë bindëse dhe të pastër, me personalitetin e një veterani, pavarësisht se është vetëm 20-vjeç. Efikasës, së bashku me Rrahmanin, në neutralizimin e Riberisë”, shkruan portali italian.

Përsa i përket Rrahmanit, ai është vlerësuar me notën 5.5. Shqiptari i Kosovës, kishte përgjegjësi te goli i realizuar në fundin e lojës nga Kutrone.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"