“Më pëlqen Tirana, rezultatet nuk janë rastësi”, Redi Jupi analizon bardheblutë: Fitojnë edhe kur nuk luajnë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 10:49

“Më pëlqen Tirana, rezultatet nuk janë rastësi”, Redi Jupi analizon bardheblutë: Fitojnë edhe kur nuk luajnë mirë

Redi Jupi në emisionin “Procesi Sportiv”, ka folur për momentin e Tiranës, teksa është shprehur se rezultatet e këtij ekipi nuk janë rastësi, pasi ata fitojnë edhe kur nuk luajnë bukur.redi jupi

“Nëse kishte një ndeshje që mua më konfirmoi cilësinë e skuadrës së Tiranës, ishte pikërisht kjo ndeshje. Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë në të cilën Laçi bëri shumë mirë. Mungesa e cilësisë së kurbinasve për të shënuar dhe cilësia e Tiranës në 30 metrat e fundit, u duk që këto rezultate nuk janë rastësi.

Nuk dua ta them se ka një dorë të madhe që lëviz mekanizmat te bardheblutë, ama në përgjithësi rastet kanë qenë në favorin e tyre. Të shohim nëse deri në fund të kampionatit do barazohen situatat në favor dhe kundër. Gjithsesi, Tirana ka cilësi brenda. ua më pëlqen kur shoh Tiranën. Kjo nuk ishte ndeshje e mirë për ta, vuajtën presionin.Tirana festa e golit

Laçi ishte më agresiv, Tirana në disa situata rrezikoi edhe ta humbiste ndeshjen. Kundërshtarët lejnë hapësira mbrapa dhe cilësia që ka Tirana, sidomos me Kobinah krijon avantazh numerik. he, goli është një shkëndijë e Kobinah. E më pas është edhe një gabim i portierit të Laçit, sepse kur ke cilësi, kur gjërat janë pozitive, të favorizojnë edhe situatat. Laçi nuk kishte çfarë të bënte më tepër.”, u shpreh Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"