“Më pëlqen të luaj në të djathtë”, Kobina: Me Laçin nuk është… “luftë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 17:36

“Më pëlqen të luaj në të djathtë”, Kobina: Me Laçin nuk është… “luftë”

Mesfushori me tipare sulmuesi i Tiranës, Uinful Kobina, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, krah trajnerit Ardian Mema.

uinful kobinah

Kobina foli në vigjilje të ndeshjes me Laçin ditën e nesërme, ku e cilësoi si një ndeshje shumë të vështirë, ndërsa tregon se që të shkohet te rezultatet pozitive, lojtarët nuk duhet të humbin aq shumë para porte.

Ndaj Laçit…

Tirana ndaj Laçit është gjithmonë një ndeshje e vështirë. Por, nuk do jetë “luftë”. Vijmë nga një situatë e vështirë, por nuk jemi poshtë moralisht. Nesër besoj se do ndryshojë gjithçka. Do ndeshemi në fushë për të marrë 3 pikët.

Keni luajtur në shumë pozicione në sulm. Ku preferoni ju?

Si lojtar, unë jap më të mirën aty ku më fut trajneri. Mua më shijon më shumë krahu i djathtë, dhe ndihem më mirë. Në fund, është trajneri që vendos trajneri ku luaj.

Humbët një rast shumë të mirë me Kukësin…

E vërtetë, ishte një rast shumë i mirë, por i tillë është futbolli. Duam të shënojmë çdo rast që krijohet, por ndonjëherë është edhe e pamundur. Por, në të njëjtin pozicion, pak minuta më vonë shënova. Me rëndësi është, që kur të jemi brenda zonës së kundërshtarit, duhet të jemi më të qetë dhe të shfrytëzojmë rastet. Në një moment apo tjetër, goli do vijë.

Është më e lehtë t’i shënoni Laçit këtë vit, apo sezonin e shkuar?

Kundër Laçit, ata kanë luajtur gjithmonë shumë fort në mbrojtje, dhe kanë tentuar në ta kapin me kundërsulme. Ata ndryshuan trajnerin pak ditë më parë trajnerin, dhe nuk e dimë ende filozofinë e trajnerit të ri. Duhet ta lexojmë lojën me kujdes që nga fillimi.

Gabimet individuale…

Në futboll, bëhen shumë gabime, dhe prandaj vazhdojmë stërvitemi dhe kemi një trajner që punon me ne t’i rregullojmë. Nuk luhet pa gabime. Shpresoj që t’i korrigjojmë shumë gjëra. Do vazhdojmë të punojmë, shpresoj të jemi më mirë.

A besoni se do dilni kampionë?

Kjo do shihet në fund të sezonit. Tani kemi një grup më të mirë se vjet. Po luajmë mirë, dhe do i marrim ndeshjet me radhë deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"