“Më pëlqen të luaj në Angli”, ylli i Bajernit jep sinjale largimi nga bavarezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 12:10

“Më pëlqen të luaj në Angli”, ylli i Bajernit jep sinjale largimi nga bavarezët

“Ne kemi ende detyra dhe objektiva të mëdhenj përpara nesh, deri më 23 gusht, pas së cilës do të flasim”. Ishte kjo përgjigja e drejtori sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç, për të ardhmen e Zherom Boatengut, në qershor të këtij viti. 23 gushti po afron dhe ende asgjë e qartë nuk duket se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit, kontrata e të cilit me Bajernin e Mynihut skadon në vitin 2021.
jerome-boateng-bayern-munich-07112018_1n39zmurvsagz1tmcthfiuqk9q
Sidoqoftë, 31-vjeçari tashmë ka menduar t’i thotë lamtumirë Mynihut dhe këtë e konfirmon në një intervistë me transmetuesin televiziv kinez “CGTN”. Boateng, i pyetur për një rikthim të mundshëm në Angli tha: “Unë nuk do e refuzoja. Më pëlqen të shikoj Premier Ligën. Kam dashur edhe të luaj atje”. Boateng kaloi nga Hamburgu te Mançester Siti në 2010- ën, një vit më vonë Bajerni e risolli në Bundesligë, por duket se Zherom është gati të rikthehet në ishull. Nën drejtimin e trajnerit Hansi Flik, kampioni i botës në 2014- ën ishte rikthyer me sukses në një ndër pikat më të forta të skuadrës, por në vitet e fundit ka humbur terren, jo vetëm ndaj Niklas Zyles, por edhe ndaj David Alabës, i transformuar tashmë në një qendër mbrojtës.
jerome-boateng-joshua-kimmich-bayern-munich_1nwt3cnpc7ekj1w4v9w4cwtlqh
Për më tepër, Bajerni afroi një tjetër talent në mbrojtje si Tangë Nianzu, ndaj për Boatengun është më e thjeshtë të largohet, sesa të vazhdojë të qëndrojë te Bajerni. “Unë nuk e di se çfarë duhët të bëj tjetër. Për më shumë, nuk mund t’i thuash ‘jo’ një mundësie për të luajtur në Angli, duke qenë se ajo është një ligat e mia të preferuara”, përfundoi gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"