“Më pëlqen kur ka shumë presion”, Asllani: Ja përse nuk po luaj te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 23:35

“Më pëlqen kur ka shumë presion”, Asllani: Ja përse nuk po luaj te Interi

Shqipëria do të ndeshet me Izraelin në transfertë, në sfidën e tretë të Ligës së Kombeve. Në një konferencë për mediat, mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli për këtë sfidë dhe tregoi për eksperiencën që po kalon te Interi.

asllani

Çfarë duhet të bëjë Kombëtarja për ta mundur Izraelin?

Me Izraelin kemi luajtur. Është një skuadër shumë e fortë, sepse ka lojtarë shumë të shpejtë. Besoj se kemi shumë shanse për ta fituar këtë ndeshje dhe duhet të mendojmë vetëm për tre pikët.

Ju shqetëson fakti që nuk ke pasur minuta?

Nuk kam luajtur sepse është normal. Jam 20 vjeç. Kam ardhur me një ekip shumë të fortë, duhet të kem durim dhe kam përpara një lojtarë shumë të fortë si Brozoviç dhe po mësojë shumë nga ai.

E sheh Kombëtaren dhe si moment për t’i tërhequr vëmendjen Inzagit?

Kur jam me Kombëtaren mendoj për Kombëtaren. Të shoh kur të kthehem, nuk e di çfarë do të bëhet. Unë stërvitem mirë, jam profesionist dhe kur të më jepet shansi unë do të luaj.

Si ka ndryshuar jeta pas kalimit te Inter?

Nuk e di si ka ndryshuar. Kam kaluar nga një ekip i vogël si Empoli, ku kam qëndruar për 12 vite, te një ekip i madh si Interi. Është presion i madh e di, por unë i kam qejf këto gjëra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"