“Më parë nuk kishim dalë shumë herë para portës”, Lorenco Vila tregon ndryshimet me Shkëmbin: Gabova se desha të fitoja penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 20:41

“Më parë nuk kishim dalë shumë herë para portës”, Lorenco Vila tregon ndryshimet me Shkëmbin: Gabova se desha të fitoja penallti

Lorenco Vila i gëzohet faktit që Teuta sot ka qenë shumë herë para portës, edhe pse në fund e mbylli pa gola sfidën ndaj Kukësit. Sulmuesi tregoi për “Oversport” se ekipi ka bërë mirë dhe se ndryshimet me Shkëmbin kanë qenë më shumë në aspektin psikologjik për lojtarët.

vila

“Krijuam shumë raste të them të drejtën, fati nuk ishte me ne sot. Shpresoj që të jemi më të qetë para portës dhe të marrim pikët se të ndihmojnë në aspektin psikologjik.

Shkëmbi? Më shumë na ka folur nga ana psikologjike se lojtarët ishin po të njëjtët dhe fryma që sjell gjithmonë një trajner i ri kur vjen.

Rastet e humbura? U vonova shumë te rasti i parë, ndoshta desha të merrja penallti dhe u vonova shumë.

Vjet në fund të kampionatit pësova prapë një dëmtim dhe kur dolëm kampion pothuajse nuk kam luajtur tre muaj nga dëmtimi. Këto dëmtimet me kanë penalizuar pak që të ec përpara, por tani kam bërë mirë e shpresoj që të bëj më mirë.

Sado pak është edhe trysnia e rezultateve që je në presion, por shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të shënoj, Është mirë që dolëm shumë herë para portë, se të them të drejtën në ndeshjet e para nuk kemi pasur shumë raste. Sot na gëzon fakti që dolëm shumë shpesh para portës.

Objektivi ynë është ndeshja e radhës, duhet të arrijmë të fitojmë ndeshjen e radhës dhe të shohim objektivat. Objektivi personal është të ndihmoj sa më shumë ekipin të shënojë sa më shumë dhe pse jo, të ik të provoj veten në kampionat jashtë dhe pastaj të shohim”, tha Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"