Me objektiv të qartë, Laçi përgatit edhe dy goditje në limit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 14:28

Me objektiv të qartë, Laçi përgatit edhe dy goditje në limit

Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica, Ilirid Ademi dhe Viktor Velkoski.

LACI

Janë këta lojtarët e afruar deri më tani në merkaton e verës nga klubi i Laçit. Mirëpo, “Panorama Sport” mëson se presidenti Pashk Laksa po përgatit edhe dy goditje të mëdha, në mënyrë që trajneri malazez, Dejan Vukiçeviç, të ketë një grup të kompletuar në masën 100 % para fillimit të sezonit.

Merkato mbyllet të dielën e 5 shtatorit në orën 24:00 dhe menaxherët e klubit kurbinas, bashkë me drejtorin Naim Halili, mësohet se janë në bisedime intensive me dy lojtarë.

Gazeta zbulon rolet e tyre dhe bëhet fjalë për një mesfushor qendre, që mund të jetë edhe numër 10, por gjithashtu një sulmues, i cili përshtatet mirë në majë apo nga krahët.

Gjasat janë që të jenë të dy shqiptarë, pasi edhe numri i të huajve në skuadër është rritur ndjeshëm, në një kohë që në fushë nga minuta e parë lejohen vetëm 5.

Drejtuesit bardhezi mbajnë sekret emrat e lojtarëve që po negociojnë për shkak se ende nuk kanë arritur marrëveshjet zyrtare me ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"