“Më njohin te Skënderbeu? Janë të paktë…”, Shehi: Kemi vetëm finale, ja problemi për ndeshjen e nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 10:58

“Më njohin te Skënderbeu? Janë të paktë…”, Shehi: Kemi vetëm finale, ja problemi për ndeshjen e nesërme

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur pra mediave ditën e sotme, në prag të sfidës së nesërme në Korçë, ku bardehblutë do të përballen me Skënderbeun. Në prag të kësaj sfide, Shehi është shprehur se skuadra është në maksimum, përveç Elton Kale i cili ka shfaqur probleme.

Shehi5

“Është një kundërshtar që këtë javë ka bërë shumë mirë, Ka marrë pikë dhe kanë besim, i cili është i rëndësishëm në futboll. Do jetë një transfertë shumë e vështirë.

Kale? Nuk është në gjendjen e tij më të mirë, për shkak të kësaj, e ka nisur edhe nga stoli. Është një lojtar që na ndryshon shumë dhe inteligjent. Kur futet ndryshon lojën. Kale është i gatshëm, është në listën për sfidën e nesërme,. Nuk e quaj mungesë, por është një vendim që e marrim nga kushtet dhe nga situata, pasi është një lojtar që na ndihmon shumë. Pjesa tjetër është ën maksimum është stërvitur shumë mirë. Nuk kemi probleme dhe jemi gati.

Taipi tha se më njeh? Mund të më njohin mirë. Lojtarët që kam stërvitur aty janë të paktë, pjesën tjetër nuk i njoh mirë. Unë mendoj që në situatën ku jemi, çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të mendojmë për transfertat që kemi prapa, por vetmë për ndeshjen e nesërme. Kemi rikuperuar pikë. Jemi në një pozitë, ku do të luftojmë. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi ende në vendin e  5-të dhe do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të kampionatit. Kemi të gjitha finale për të luajtur. Ne fund do të bëhen llogaritë.”, tha Shehi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"