Me një ndeshje më pak, por Milani është maratonomak mes të mëdhave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 15:28

Me një ndeshje më pak, por Milani është maratonomak mes të mëdhave

Megjithëse me vetëm dy ndeshje në kalendar, Milani është ndër tri skuadrat e para të Serisë A për sa u përket kilometrave të përshkuara. Teksa ekipet e tjera, vlerat në fjalë i kanë arritur në 270 minuta, kuqezi 113 kilometrat e përshkuar i kanë arritur në vetëm dy paraqitje nivelin më të lartë të futbollit italian.

milan

Bolonja kryesuese me diçka më shumë se 115 kilometra është ekipi që vrapon më shumë në kampionatin italian, teksa vendi i dytë mbahet nga Kievo. Dobët Napoli dhe Roma, të cilat zënë përkatësisht vendin e tretë dhe të katërt nga fundi i kësaj renditjeje të veçantë. Vetëm vendi i 13-të për kampionët e Juventusit, të cilët me sa duket vrapimin e gjatë e kanë ruajtur për në Ligën e Kampioneve.

gagaga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"