“Më ngjan si përallë e vëllezërve Grim”, Rumenige i jep fund thashethemeve për shkëmbimin Alaba-Sane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 23:53

“Më ngjan si përallë e vëllezërve Grim”, Rumenige i jep fund thashethemeve për shkëmbimin Alaba-Sane

Shefi i klubit të Bajernit Karl-Hainz Rumenige hodhi poshtë zërat se gjermanët dhe Mançester Siti mund të kryejnë një operacion shkëmbimi duke ndryshuar skuadrat e futbollistëve David Alaba dhe Lëroi Sane.

rumenige

Zyrtari i lartë i klubit bavarez i konsideroi këto thashetheme si “përrallë të autorëve të famshëm gjermanë, vëllezërit Grim”.

“Mund t’ju them qartësisht se kjo që po thoni më ngjan si përrallë e vëllezërve Grim. Nuk ka të bëjë asgjë me realitetin. Askush nuk e di se kur do të mbarojë kjo emergjencë prej koronavirusit. Natyrisht që do të ketë impakt në të gjithë botën e futbollit. Tani nuk mund të përqëndroheni tek merkatoja”, bëri me dije shefi i klubit të Bajern Mynihut Karl-Hainz Rumenige.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"