Më në fund, Strakosha merr lajmin e mirë pak para fillimit të ndeshjes. Inzagi e zgjedh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 12:00

Më në fund, Strakosha merr lajmin e mirë pak para fillimit të ndeshjes. Inzagi e zgjedh…

Lacio do të luajë me Udinezen ditën e sotme duke filluar nga ora 12:30, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Serinë A.

strakosha

Më në fund rikthehet me Lacion, portieri shqiptar, Thomas Strakosha. Ky i fundit kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe prej më shumë se një muaj ka qenë jashtë skuadrës. Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe lojtari është i pastër nga virusi.

Gjithashtu ka marrë edhe një lajm shumë të mirë pak para fillimit të ndeshjes me Udinezen, teksa Inzagi e ka zgjedhur titullar në portën e Lacios. Strakosha ishte një titullar i padiskutueshëm te bardhekaltrit, pro për shkak të virusit ishte i detyruar të qëndronte jashtë dhe në vendin e tij luajti Reina, i cili tashmë me kthimin e shqiptarit spostohet në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"