Më në fund një tjetër gol, Ardit Hoxhaj: Ndeshja e kthesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 17:48

Më në fund një tjetër gol, Ardit Hoxhaj: Ndeshja e kthesës

Ardit Hoxhaj e nisi nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme, duke shënuar që në fillim të lojës. Sulmuesi vlonjat i Vllaznisë, një prej golashënuesve më të mirë të skuadrës në sezonin e kaluar, deklaroi për “Panorama Sport”, se do të punojë fort për të mos e lëshuar vendin e titullarit.

ardit hoxhaj

“Ky gol ka rëndësi për mua, pasi rikthehem pas një dëmtimi të gjatë. Sulmuesit e tjerë në ekip po shënonin dhe po bënin mirë detyrat, kështu që unë po punoj fort për të zënë një vend titullari. E përsëris, po punoj fort, por më pas nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë po pres momentin dhe në çdo çast që jam në lojë, dua të shënoj.

Nuk di të them tani nëse do të shënoj më shumë se sezonin e kaluar, por rëndësi ka që ekipi prodhon shumë. Sigurisht, duhet të fitojë skuadra dhe ndoshta kjo ndeshje në kupë është një moment kthese për ne”, është shprehur autori i golit të parë kundër Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"