Më në fund një lajm i mirë për Januzajn, e kërkon Mojes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 11:53

Më në fund një lajm i mirë për Januzajn, e kërkon Mojes

Adnan Januzaj ka marrë më në fund një lajm të mirë për karrierën e tij. Sipas mediave angleze, lojtari ofensiv i Mançester Junajtid kërkohet nga Sandërlendi, skuadër në të cilën tashmë drejton Devid Mojes.

Januzaj3

Ky i fundit ishte ai që i dha besim Januzajt duke e aktivizuar rregullisht në skuadrën e  parë të Mançester Junajtid dhe falë tij, futbollisti me origjinë shqiptarë u bë i njohur në të gjithë botën.

Januzaj 4

Januzaj shënoi dy gola kundër Sandërlendit në ndeshjen e tij të parë si titullar me Mançester Junajtid nën drejtimin e Mojes, por karriera e tij ka marrë një drejtim krejt të kundërt nga ajo që parashikohej në atë periudhë.

10kace me januzaj

Futbollisti është kritikuar shpesh për mosimpenjim në stërvitje apo për mosrespektimin e shokëve të skuadrës. Për këtë arsye, ai dështoi si me kombëtaren belge, ku është shpallur i padëshiruar, ashtu edhe në huazimin e tij te Borusia Dortmund.

januzaj

Që pas emërimit të Murinjos në stolin e Mançester Junajtid u përfol se një nga emrat e parë që do të largoheshin nga skuadra do të ishte pikërisht Januzaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"