Më në fund ka qetësi te Bajerni, 3 yjet e bavarezëve pranojnë të vaksinohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 11:09

Më në fund ka qetësi te Bajerni, 3 yjet e bavarezëve pranojnë të vaksinohen

Te Bajerni i Mynihut është duke u folur më shumë për COVID-in sesa për paraqitjet në fushën e lojës. Ata që janë prekur më shumë nga kjo gjë janë pa dyshim lojtarët e pavaksinuar.

bajern mynih

Korona nuk ka fund te kampionët, lojtarët e infektuar kanë krijuar një situatë kaotike e cila duket se nuk do të mbarojë kurrë. Sipas “The Athletic”, lojtarët që nuk janë vaksinuar po mendojnë seriozisht për ta bërë një gjë të tillë, mes tyre dhe Joshua Kimish, i cili në javët e fundit është kritikuar shumë për fjalët e tij.

Mesfushori gjerman tha se nuk besonte ende te vaksina dhe kjo bëri që mediat ta kryqëzonin atë. Madje, çështja u bë aq e madhe, saqë nuk mbeti pa u prononcuar edhe Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë. Pas Kimishit është edhe Musiala dhe Serge Gnabri të cilët duket se kanë ndërruar mendje dhe po mendojnë të vaksinohen për t’u dhënë fund problemeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"