Më në fund gjen rrjetën edhe afrimi më i rëndësishëm, Skënderbeu barazon miqësoren e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 21:04

Më në fund gjen rrjetën edhe afrimi më i rëndësishëm, Skënderbeu barazon miqësoren e radhës

Skënderbeu ka zhvilluar sot miqësoren e radhës si pjesë e përgatitjeve për edicionin e ri. Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli ka luajtur përballë Erzenit të Kategorisë së Parë, në një sfidë të mbyllur me barazimin 1-1.

Maliqi-Skenderbeu miqesore

Korçarët janë treguar më ngulmues sidomos në pjesën e parë duke kontrolluar lojën, teksa rrugën e rrjetës në minutën e 37 e gjeti sulmuesi Bismark, i cili ishte afrimi më i rëndësishëm i korçarëve gjatë kësaj vere, duke mposhtur konkurrencën e Vllaznisë.

Në të dytën, Memelli i dha hapësirë disa futbollistëve në provë dhe lojtarëve të stolit, ndërsa Erzeni në fundin e sfidës shënoi golin e barazimit 1-1 që vulosi rezultatin e kësaj ndeshje me anë të Peqinit.

Skënderbeu – Erzeni 1-1
Shënues:
Bismark 37’ / Peqini 90’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"