Më në fund flet vetë Bakaj: U tregova i ndershëm, nuk do ta shoh ndeshjen as në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2017 | 20:16

Më në fund flet vetë Bakaj: U tregova i ndershëm, nuk do ta shoh ndeshjen as në TV

Elis Bakaj ka konfirmuar publikisht arsyen se pse vendosi t’i jepte lamtumirën para kohe Vllaznisë me vendimin e tij për të mos luajtur kundër Tiranës. Në një intervistë të dhënë sot për “Top Channel, sulmuesi tregoi se çfarë e kishte shtyrë të ndërmerrte këtë vendim të papritur.

bakaj

“Kam vendosur të mos luaj në këtë ndeshje kundër Tiranës. Bardheblutë janë skuadra që unë dua ndërkohë që edhe Vllaznia më ka respektuar shumë dhe unë e respektoj shumë. Për të mos u paragjykuar dhe me që nuk ndihem në 100% në këtë ndeshje, vendosa të jem më i ndershëm edhe të heq dorë.

Kontrata ime ka përfunduar me Vllazninë, e falënderoj për ndihmën që më ka dhënë këtë periudhe e gjithmonë, por tani më duhet të iki. Sido të luaja në këtë ndeshje do të paragjykohesha nga njëra palë apo nga tjetra.

shameti bakaj

E di që jam profesionist dhe nëse kjo ndeshje do të ishte finale kupe apo kampionati do jepja maksimumin për Vllazninë, por meqë është për të rënë nga kategoria dhe unë i dua shumë të dyja skuadrat, nuk ma bën zemra të luaj.

Madje këtë ndeshje as do ta shoh fare as në TV. Këtë gjë ia kam shpjeguar stafit të Vllaznisë dhe të gjithë shokëve të skuadrës, pasi u detyrohem”, ishin fjalët e Bakajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"