“Më ndihmoni të hyj në historinë e Gambias”, Soue në kërkim të rekordit me Skënderbeun

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 16, 2018 | 17:59

“Më ndihmoni të hyj në historinë e Gambias”, Soue në kërkim të rekordit me Skënderbeun

Me kampionatin e mbyllur dhe në finale të Kupës së Shqipërisë si pretendenti kryesor për të fituar titullin, duket se gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo edhe për sulmuesin kryesor të Skënderbeut, Ali Soue, i cili që në sezonin e tij të parë në Shqipëri ka treguar menjëherë vlerat e veta, duke ndihmuar ekipin në të dyja kompeticionet për të qenë brenda objektivave. Falë golave të tij dhe paraqitjeve në shërbimin e ekipit, Soue duket se është sulmuesi i munguar i Skënderbeut në sezonin e kaluar.

soue
Sigurisht që një paraqitje e tillë i ka dhënë sulmuesit gambian edhe një kënaqësi personale, pasi po kryeson listën e golashënuesve të këtij edicioni. Lufta po bëhet e fortë, por Soue duket se është besimplotë se në dy ndeshjet e radhës do të arrijë që të bëjë më mirë sesa Guri në luftën për të marrë trofeun individual të golashënuesit më të mirë të sezonit. Një gjë të tillë italo-gambiani e ka thënë edhe për “Panorama Sport”.

Soue-470x313-470x313

Bomberi, që ka shënuar deri më tani 20 gola në Superiore, kërkon mbështetjen e shokëve, pasi ka edhe një stimul tjetër: të thyejë rekordin e lojtarëve nga gambia që kanë shënuar më shumë në një kampionat në Europë.

SITUATA

“Të them të drejtën, e dija se do të ishte një sezon i suksesshëm ky për mua, që në momentin e parë që arrita akordin me këtë ekip. Jam ndier menjëherë si pjesë e familjes dhe nuk e kisha aspak të vështirë përshtatjen këtu. Sezoni nisi mjaft mirë dhe ecuria ka qenë tepër e kënaqshme.

Soue

Jam i lumtur që në këtë pikë të sezonit ndodhem në vendin e parë të renditjes për golat e shënuar. Edhe në fillim, kur më pyetët se sa do të arrij të shënoj, nuk e kisha shkuar në mendje që në sezonin tim të parë këtu do të kapja kuotën e 20 golave në kampionat. Kam fatin që luaj në një ekip mjaft të mirë dhe tepër cilësor që më ka dhënë shumë.

Është dhe merita e tyre njëkohësisht që jam i pari në renditje. Tashmë mbeten edhe dy takime dhe do të bëj maksimumin për të mos e lëshuar vendin e parë. Rivaliteti është i madh, por do të jap më të mirën. Jam krenar, sepse nga vendi im nuk ka shënuar më shumë se unë në një kampionat të vendeve europiane”, theksoi fillimisht kryegolashënuesi i Skënderbeut.

soue

TROFETË

Më tej, i pyetur edhe për kampionatin dhe Kupën, Soue ka shprehur vlerësimin e tij për këtë trofe të fituar, por nga ana tjetër besimplotë edhe për fitimin e Kupës së Shqipërisë. “Ka qenë një bast i fituar me shokët e mi në Itali fakti që jam shpallur kampion. Është një nder shumë i madh që Skënderbeu më ka bërë, pasi të fitosh titullin në paraqitjen e parë, është gjë që nuk ndodh gjithmonë. Për me tepër, është një titull që shijon në maksimum sepse kemi dominuar nga fillimi i kampionatit e deri në fund.

Soue

Kam marrë shumë urime edhe nga miqtë e mi te Kievo dhe kjo më ka bërë të lumtur. Në anën tjetër u kam premtuar se nuk mbyllet këtu. Kemi edhe për të luajtur një finale të kupës dhe është një tjetër trofe që duam të fitojmë të gjithë”, theksoi Ali Soue, për t’u ndalur te kontrata ku ka kërkuar që të bëhet durim derisa palët të ulen për të diskutuar.

E ARDHMJA

“Ka ende disa ndeshje deri në përfundim të sezonit dhe më pas u takon palëve që të diskutojnë. Besoj se do të jetë një zgjedhje e mirë për mua në çdo rast.

Soue stervitje

Dëshira ime nuk mungon për të qëndruar te Skënderbeu, pasi është një eksperiencë pozitive që kam kaluar. Por duhet që menaxherët respektivë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ardhmen time. Unë do të shijoj deri në fund çdo moment të qëndrimit tim këtu më pas të shohim”, përfundoi sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue.

LLAZI SARO

 






www.minuta90.com