“Me Napolin ishte shfaqje horror”, Klop i pamëshirshëm me lojtarët e tij: 8 nga titullarët ishin absolutisht poshtë nivelit të tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 18:45

“Me Napolin ishte shfaqje horror”, Klop i pamëshirshëm me lojtarët e tij: 8 nga titullarët ishin absolutisht poshtë nivelit të tyre

Jurgen Klop ka qenë i pamëshirshëm sot me lojtarët e tij, duke iu kthyer sfidës së humbur ndaj Napolit në javën e kaluar, pasi e cilësoi atë duel si më të keqin që kishte luajtur ekipi nën drejtimin e tij. Klop foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Ajaksin me sinqeritet, duke kryeqëzuar lojtarët që nuk ishin paraqitur ashtu siç duhet, duke e bërë të qartë se ia kishte evidentuar një gjë të tillë edhe atyre.

klop

“Kisha shumë mendime dhe një takim me djemtë. E kam riparë ndeshjen shumë herë dhe ishte një shfaqje e vërtetë horror po të jem i sinqertë. Dhe djemtë e dinin. Por ne ia treguam djemve situatën, ata e dinin, por ta shihnin edhe një herë e bënte edhe më të qartë. Kjo ishte ndeshja më e keqe që kemi luajtur që kur kam ardhur këtu. Të gjithë ndoshta kujtojnë humbjen 7-2 me Aston Vilën por aty dhe në ndeshje të tjera kishte pak nga ajo që jemi ne. Në këtë ndeshje, asgjë.

Ndaj të duhet ta kuptosh se përse ndodhi. Nuk është një gjë e përbashkët, është individuale. Mendoj se pak a shumë 8 nga titullarët ishin absolutisht nën nivelin e tyre të zakonshëm dhe tre të tjerët jo në nivelin maksimal, thjesht në një ndeshje normale. Të gjithë problemet individuale duhet t’i sqarosh si skuadër.

Kjo është gjëja e parë që duhet të bëjmë. Duhet të ndjekim përsëri një ide të përbashkët dhe çdo gjë që kemi bërë që kur kam ardhur këtu dhe çdo gjë që skuadrat e mia bëjnë në futboll vendoset nga një mbrojtje solide, për të mos thënë perfektë. Aty nis gjithçka dhe aty duhet të punojmë”, shpjegoi Klop i cili pranoi se në fakt ishte një sfidë që e pranonte personalisht me kënaqësi.

“Unë duhet të bëj diçka. Nuk mund të ulem e qëndroj këtu dhe të pres për mënyrën se si të reagojmë. A është kjo një situatë që dëshiroja? Jo, por tani gjendemi në këtë situatë, më duket interesante, sfiduese. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur në të kaluarën dhe kjo skuadër ka treguar një sasi të pabesushme qëndrueshmërie në një periudhë të gjatë dhe unë e di se si funksionon ky biznes”, theksoi Klop para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"