“Me Mylerin e plotësonim njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”, flet Klose: Levandovski 10 herë më i mirë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 22:02

“Me Mylerin e plotësonim njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”, flet Klose: Levandovski 10 herë më i mirë se…

Robert Levandovski po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa  në 12 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet së bashku me kombëtaren, ka arritur të shënojë 18 gola.skysports-robert-lewandowski_4602985

Shifra të frikshme këto për sulmuesin polak, duke ditur se jemi vetëm në fillim të sezonit. Por, ndryshe nga Levandovski, nuk po ndodh e njëjta gjë me sulmuesin tjetër të Bajernit, Tomas Myler.

Gjermani po kalon një formë të keqe, teksa nuk është një titullar i padiskutueshëm dhe thuhet se po mendon largimin.

Për situatën e dy lojtarëve ka folur një legjendë e Bajernit dhe Gjermanisë, siç është Miroslav Klose: ”Levandovski është pak a shumë si mua, por dhjetë herë më i mirë. Ai është lojtar më i plotë, luan me të dyja këmbët, i mirë me kokë dhe shënon shpesh.nintchdbpict000004423612

Myler? Gjithmonë më ka pëlqyer të luaja me të. E plotësonim njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Ne vetëm duhet ta shikonim njëri-tjetrin dhe e dinim çfarë të bënim, kishim një kombinim të shkëlqyer.”, u shpreh Klose.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"