“Më munguan sharjet e 50-vjeçarëve”, Myler: Borusia është një “çmenduri” e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 10:47

“Më munguan sharjet e 50-vjeçarëve”, Myler: Borusia është një “çmenduri” e bukur

Tomas Myler ishte një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e Bajernit në ndeshjen e luajtur të dielën ndaj Union Berlin. Mesfushori gjerman është rilindur nën urdhrat e trajnerit Hansi Flik, i cili arriti ta rikthente titullar. Një ditë pas ndeshjes, Myler i pyetur nëse mungesa e tifozëve ishte një avantazh për skuadrën e tij, u përgjigj se:

Myler Flik

“Do të doja një stadium të mbushur plot. Më munguan sharjet apo të bërtiturat e 50-vjeçarëve, të cilët vijnë në stadium për t’u zbavitur”, tha ish-lojtari i kombëtares gjermane. “Në ndeshje të tilla stadiumi është gjithmonë i mbushur plot me 400 policë në gatishmëri. Por kjo gjë mungoi dje (të dielën). Shpresoj shumë që gjithçka të rikthehet sa më shpejt në normalitet pasi kështu është e vështirë të luash.

Titulli? Çdo gjë varet nga ne, por nëse mendojmë se jemi shpallur kampionë para kohe, atëherë gabohemi. E patë derbin? Borusia vjen pas një pushimi 2-mujor dhe shënon katër gola. E pabesueshme. Është një sinjal që nuk duhet ta injorojmë pasi në të kundërt, rrezikojmë shumë”.

Në fund, 29-vjeçari foli edhe për rolin e tij në skuadrën e Bajernit. “Unë luaj ku të më thotë trajneri. Nuk kam patur kurrë probleme me vendosjen në fushë, mjafton të luaj dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë sa më shumë trofe. Hansi është i kënaqur me mua dhe unë jam i kënaqur me të.

Nëse punon fort dhe je gjithmonë konstant me punën që bën, atëherë herët a vonë gjithçka do të jetë në favorin tënd”, tha Tomas Myler pas fitores 2-0 në kryeqytet ndaj Union Berlin. Një fitore që vazhdon ta mbajë skuadrën bavareze në krye të tabelës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"