“Më mungon Ronaldo”, rrëfehet Mesi: Të gjithë u befasuam kur u largua nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 15:19

“Më mungon Ronaldo”, rrëfehet Mesi: Të gjithë u befasuam kur u largua nga Reali

Leo Mesi ka qenë jashtë fushave për shumicën e ndeshjeve në këtë fillim sezoni, pasi është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta.messi

Së fundmi lojtari ka dhënë një intervistë, ku ka treguar se dëshiron ta mbyllë karrierën te Barcelona: “Ideja ime është të jetoj gjithmonë në Barcelonë dhe ta mbyll karrierën pikërisht këtu. Kjo për shkak se unë ndihem mirë në këtë qytet, gjithashtu edhe fëmijët e mi. Rinovimi? Për momentin nuk ka asgjë, por me klubin ne nuk kemi pasur kurrë probleme, dhe rinovimi ka qenë gjithmonë i thjesht. Nëse më duan, ideja ime është të qëndroj këtu përgjithmonë. Pensionimi? Nga viti në vit e shikoj veten se si jam, nëse mund të vazhdoj ose jo. Mund të them se në moshën 35-36 vjeçare, unë mund të mos jem në gjendje të lëviz.”, u shpreh argjentinasi._78928706_messi_ronaldo_getty

Gjithashtu ai foli edhe për Nejmarin dhe Ronaldon, teksa u shpreh: “Unë nuk e di nëse kishte kontakte me Nejmarin. Mendoj se braziliani u pendua që u largua nga Barcelona, gjithashtu kisha frikë se ai do të përfundonte te Reali në merkaton e verës. Nuk e di për të ardhmen, nëse do të rikthehet te ne, apo do të kalojë te Reali, gjithçka mund të ndodhë. Më mungon Ronaldo, do të doja që ai të kishte qëndruar te madrilenët. La Liga ishte më e fortë me prezencën e tij. Të gjithë u befasuam kur ai u largua, nuk e dimë arsyen. Reali po e ndjen mungesën e tij.”, përfundoi Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"