“Më mori për ta argëtuar, kemi bërë seks të paktën tre herë”, ish-eskorta bëhet nënë: Babai i vajzës sime është një futbollist i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 20:34

“Më mori për ta argëtuar, kemi bërë seks të paktën tre herë”, ish-eskorta bëhet nënë: Babai i vajzës sime është një futbollist i Premier Ligës

Një ish-eskortë që paguhet me 1650 euro për një natë, e cila u bë nënë e një vajze pak muaj më parë, ka rrëfyer se ajo është e bija e një futbollisti të famshëm të Premier League.

Emri i saj është Katy Morgan, 26-vjeç, e cila thotë se i ati i fëmijës së saj ishte tronditur shumë nga lajmi dhe nuk e kishte besuar së fëmija që priste ish-eskorta ishte i tiji.

Capture

Ka qenë analiza e ADN që ka vërtetuar fjalët e 26-vjeçares, e cila tha se futbollistit i vinte turp që ajo të ishte e ëma e fëmijës së tij, pasi ish-eskorta kishte patur klientë edhe disa miq të tij.

“Atij i kishin dhënë numrin tim duke i thënë se do ta argëtoja dhe ishte shumë mirë, ai nuk e kishte problem të më paguante. Ai ka bërë seks me mua për të paktën tre herë që nga qershori i kaluar.

Foshnja jonë u ngjiz në korrik, pasi ai më thirri për të shkuar në një koncert në një fundjavë. Kur ja dhashë lajmin u trondit, por jam e sigurt tani se ka pasur kohë ta pranojë  atë. E di që do të jetë një babai i mirë ”, ka thënë ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"