“Më mirë 6 pikë ndaj Partizanit se kualifikimi në Kupë”, Mazrekaj: Laçi është për titull…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:45

“Më mirë 6 pikë ndaj Partizanit se kualifikimi në Kupë”, Mazrekaj: Laçi është për titull…

Mentor Mazrekaj ka thënë se ndeshja me Partizanin, do të jetë më e vështira për Laçin, pas asaj me Bylisin. Për “Gol pas Goli”, Mazrekaj u shpreh se Laçi dhe Partizani janë dy skuadrat më të forta dhe për titull.

bandicam 2021-02-27 15-42-04-242

“Gjendja? Gjendja ime ka qenë e rënduar. Nuk kam bërë asnjë stërvitje këtë javë. Nëse i nevojitet skuadrës, do jem gati. Shpresoj që të mos ma kenë nevojë. Unë mendoj se për momentin luajnë dy skuadrat më të mira. Kemi ekip që e përballojmë mungesën e Mazrekajt apo Nuabuezes, janë 3 rezultatet në këtë ndeshje.

Tirana të falënderojë veten për fitoren, pasi duhet të arrijnë objektivin Europë. Unë sot e shikoj si ndeshjen më të vështirë, pas asaj në Ballsh. Partizani është një rival direkt, pasi të dyja ekipet i shikoj për titull. Kush do i shfrytëzojë më mirë mungesat do fitojë mendoj unë.

Ndeshja në Kupë? Nuk e di si do vijë rrjedha e kampionatit deri në datën 17 mars. Do preferoja 6 pikë në kampionat, para kualifikimit në Kupë.”, tha Mazrekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"