“Më mirë të fitosh derbin se kampionatin”, Shehi motivon Partizani: Triumf prestigji, titulli s’është në dorën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 20:14

“Më mirë të fitosh derbin se kampionatin”, Shehi motivon Partizani: Triumf prestigji, titulli s’është në dorën tonë

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli pas triumfit ndaj Tiranës në transfertë, teksa veç të tjerave, nuk nguroi të motivonte Partizanin, për derbin e javës së ardhshme ndaj bardhebluve.

bandicam 2020-07-06 20-05-31-689

“Ndryshuam modul, sepse në ndeshjet e tjera jemi munduar që mos rrezikojmë mbrapa. Sot u rikthyem modelit që luanim në fillim. Zëvendësimet janë në bazë të kundërshtarit. Krasniqi kishte vështirësi ndaj Kobinasë. Është një fitore që na ngroh, komplimenteve çunave për atë që dhanë në fushë.

MESFUSHA – Ne me 3 kemi luajtur gjithmonë. Jam partizan i asaj që duhet të kemi topin në zotërim, pavarësisht se në 2 ndeshje jemi munduar të fitojmë pikët. Lojtarët në marrëdhëniet me topin janë shumë të mirë. Limajn e vendosa para mbrojtjes dhe Musollin e s’postova para. Mendoi që na funksionoi.

FESTA – Në këndvështrimin tim, kjo ishte një fitore prestigji. Iu kam thënë që jeni lojtarët më të mirë në Shqipëri dhe duhet ta tregoni këtë. Pavarësisht pikëve ne duhet të vazhdojmë dhe të mbajmë këtë entuzizëm, pavarësisht diferencës së pikëve.

APELI PËR PARTIZANIN – Shumë vite të karrierës time i kam kaluar te Partizani. Plot 4 vite. Partizani s’ka nevojë për motivim. Më mirë të fitosh derbin sesa të fitosh kampionatin. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Edhe këpucët i kam pasur të kuqe sot, ndoshta është një motivim. Kampionati nuk është në dorën tonë. Duhet të bëjmë më të mirën tonë. Pra duhet të vazhdojmë rrugëtimin.

E ARDHMJA – Në Shqipëri ka gjëra të çuditshme. Nuk ka merkato për trajnerët kur je në punë. Jam trajner i Kukësit një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Vij me dëshirën sikur do rri gjithë jetën te Kukësi. Është vlerësim për sa i përket ekipit Kombëtar. Është kënaqësi dhe sadisfaksion i madh. Është në kuadrin e fjalëve, s’kam asnjë dijeni.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"