“Më mirë që kampionati në Shqipëri nuk u mbyll”, Dalipi: Frikë kam nga infektimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2020 | 22:18

“Më mirë që kampionati në Shqipëri nuk u mbyll”, Dalipi: Frikë kam nga infektimet

Për trajnerin e Korabit dhe specialistin e futbollit Klevis Dalipi, rifillimi i kampionatit në Shqipëri është në të mirën e skuadrave.
dalipi
Për emisionin “Sport News Plus” nw “News 24”, ai theksoi se mbyllja e parakohshme e kampionatit do të linte të pakënaqur shumë skuadra pasi kanë ende objektiva sezonalë për të realizuar.

“Futbolli është një nga sportet më të ndjekura jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë botën. Po të mbyllej në Shqipëri do të kishte pakënaqësi se kanë objektiva. Ajo që mendoj më shqetëson të mos kemi probleme me infektime. Të mos ndodhin se do të kemi probleme”, deklaroi Dalipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"