“Më mirë që do e luajmë në Shkodër ndeshjen e parë”, presidenti Demrozi: Objektivi i Egnatias është Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 11:40

“Më mirë që do e luajmë në Shkodër ndeshjen e parë”, presidenti Demrozi: Objektivi i Egnatias është Europa

Egnatia do të ndeshet me Vllazninë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në një prononcim për mediat pas shortit, presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi u shpreh i kënaqur për fatin që rezervuan goglat dhe se shpreson që skuadra ta fitojë trofeun.

DEMROZI

“Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni parë Egnatian që është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës.

Objektivat i kemi shpallur që në fillim të kampionatit që është Europa. Pastaj se nga vjen, nga kampionati ose nga Kupa, mirë se të vij.

E prisnim këtë reagim të skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar shumë për këtë ditë.

Ne jemi aty dhe luajmë shanset tona deri në fund. Edhe mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi.

Shpresojmë që të mbajmë vendin e tretë. Kukësi është një ekip i fortë. Ne do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë edhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë.

Shkodër apo Rrogozhinë? Nuk ka diferencë. Ekipet janë të gjitha njëlloj dhe ndeshja e parë në Shkodër më mirë që e kemi jashtë fushe. Presim ndeshjen e dytë që e kemi në fushën tonë.

Jam shumë i kënaqur që kemi në ekipin tonë një lojtar si Duamena. Ai ka bërë mirë dhe shpresojmë që të bëjë akoma dhe më mirë”, u shpreh Demrozi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"