“Më mërziti shumë, isha gati ta vrisja”, mesfushori anglez tregon episodin me Suarezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 19:04

“Më mërziti shumë, isha gati ta vrisja”, mesfushori anglez tregon episodin me Suarezin

Liverpuli është rikthyer të jetë përsëri të jetë një ekip i madh, teksa sezonin e kaluar ia doli të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

Soccer Football - Champions League Semi Final First Leg - FC Barcelona v Liverpool - Camp Nou, Barcelona, Spain - May 1, 2019 Barcelona's Luis Suarez and Liverpool's Jordan Henderson after the match Action Images via Reuters/John Sibley

Aktualisht ekipi i drejtuar nga Klop kryeson Premier Ligën, me 8 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt. Sezonet negative si ai i vitit 2011 tashmë duken larg, kur asokohe Liverpuli renditej në vendin e 8-të. Për të kuqtë në atë kohë luante Suarez dhe i sapo ardhuri nga Sauthemptoni, Henderson.

Rreth 8 vite më vonë, kapiteni aktual i Liverpulit ka treguar një ngjarje të ndodhur në stërvitje me Suarezin. Henderson ka dhënë një intervistë, ku shprehet se ishte gati ta vriste sulmuesin uruguaian për mënyrën se si sillej.

“Pasi kisha mbërritur te Liverpuli, Suarezi më bëri të ndihesha sikur nuk isha aq i mirë sa të luaja për atë skuadër. Ai gjithmonë ngrinte duart lart, duke më thënë se çfarë dreqin po bëja. Me të vërtetë më mërziti shumë me këto që bënte.suarez henderson

Sulmuesi i bëri disa herë këto, dhe pastaj nuk unë shpërtheva. Madje isha gati ta vrisja atë. Nga ai moment çdo gjë ndryshoi, dhe ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku.”, u shpreh Henderson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"