Me mendjen te Skënderbeu, Tirana e qartë për ndeshjen me Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 16:12

Me mendjen te Skënderbeu, Tirana e qartë për ndeshjen me Besëlidhjen

Pas dy ditëve pushim, Tirana nis përgatitjen për ndeshjen e Kupës së me Besëlidhjen. Skuadra bardheblu ka fituar sfidën e parë me rezultatin 5-1, ndërsa në takimin e dytë pritet që Egbo të aktivizojë lojtarët e rreshtimit të dytë.
Tirana goli
Titullarët do të mbahen pushim për ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun. Nuk ka asnjë të dëmtuar, ndërsa në kampionat ai që mungon është Erjon Hoxhallari, për shkak kartonësh.

Tirana është vetëm 90 minuta larg kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi kalimi i çerekfinales, për më tepër me fitoren 5-1 në sfidën e parë, ka mbyllur pretendimet e lezhjanëve për ndonjë surprizë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"