“Më mbylli në shtëpi, por s’më pengon të dal në ekran”, Lei Kraja infektohet me COVID-19, detyrohet që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 12:18


“Më mbylli në shtëpi, por s’më pengon të dal në ekran”, Lei Kraja infektohet me COVID-19, detyrohet që të…

Moderatorja e sportit Lei Kraja iu është bashkuar personave të prekur me COVID-19.

Ajo zbuloi lajmin në një postim në InstaStory, teksa u shpreh se koronavirusi e detyroi që të drejtojë emisionin nga shtëpia.

Lei Kraja u shpreh se pavarësisht se COVID e mbylli në shtëpi, nuk mund ta pengojë që të dalë në ekran.

Ndaj ajo vendosi që të moderojë emisionin e saj të sportit përmes një video live.

“Duke qenë që na kapi edhe neve korona po e bëjmë emisionin nga shtëpia. COVID na mbylli në shtëpi, por të paktën nuk na pengon të dalim në ekran,”- u shpreh prezantuesja.

/Panoramaplus.al

     




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com