Me maskë dhe doreza, Kavani rikthehet në Uruguai për të dhënë një dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 20:49

Me maskë dhe doreza, Kavani rikthehet në Uruguai për të dhënë një dorë

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Kavani ka lënë Parisin dhe është rikthyer në vendlindjen e tij për të dhënë një dorë në këto momente tepër të vështira që po kalon bota prej koronavirusit.

kavani

Kështu Kavani është lojtari i radhës që largohet nga Franca, pas dy brazilianëve Tiago Silva dhe Nejmar.

Në një intervistë për “Canal 4” në Uruguai, 33 vjeçari ka theksuar se është rikthyer në vendlindje për të dhënë një dorë në këto momente, duke shtuar se shpreson që këto momente të vështira të marrin fund sa më shpejt.

“Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje sa më shpejt për këtë problem. Do përpiqem t’i jap qytetit të Saltos një dorë,” deklaroi Kavani.

cavani

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"