“Me Lushnjën nuk fituam sepse…”, Mërgjyshi: Mërgjyshi: Boll gabuam, Besa bën kthesën në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 10:18

“Me Lushnjën nuk fituam sepse…”, Mërgjyshi: Mërgjyshi: Boll gabuam, Besa bën kthesën në Pogradec

Besa do të ballafaqo het të dielën me Pogradecin, ndërsa ekipi do të udhëtojë që sot drejt qytetit liqenor. Kjo tregon qartë rëndësinë që kavajasit i kanë dhënë këtij 90- minutëshi. Mungesa e vetme në formacion do të jetë vetëm ajo e mbrojtësit Skerdian Perja, e megjithatë vend për shqetësim nuk ka. I gatshëm për ta zëvendësuar është Leart Zekolli.

Mergjyshi Besa

Nëse një javë më parë u kthyen “thatë” nga rruga (ndeshja u anulua prej borës), verdhezinjtë janë të bindur që këtë herë do të vijnë duarplot. Skuadra luan për të evituar shkëputjen e Egnatias dhe luksin për të hedhur hapa të gabuar nuk kanë. Këtë e pohon edhe Artan Mërgjyshi gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport” para javës së 11-të.

“Dihet se diferenca mes nesh dhe Egnatias kryesuese është 7 pikë dhe kjo jo për meritë të rrogozhinasve, por më shumë për fajin tonë. Gabuam në Berat në fazën e parë e përsëri lëshuam 2 pikë me Lushnjën. Vetë objektivi që kemi na detyron që në çdo fushë të futemi vetëm për fitore, por nuk dihet se çfarë sjell fusha, pasi aty ndikojnë shumë faktorë. Pogradeci mbetet një ekip i vështirë dhe ka futbollistë që luajnë prej vitesh bashkë në Kategorinë e Parë.

Ne e kemi vlerësuar shumë kundërshtarin. Tani nuk është e lehtë askund, madje edhe në Elbasan, bie fjala. Jemi të detyruar që përballë çdo ekipi të synojmë maksimumin”, tha fillimisht numri një i pankinës. Ai e quan fat që ka vetëm 1 mungesë në këtë takim, kjo e bën të ketë besim se do t’ia dalin.

“Në ekipet tona mjafton të mungojnë dy titullarë e ta prishin të gjithë skemën për të cilën ke punuar gjatë javës. Në këtë drejtim jam i qetë, sepse vetëm Perjen nuk kam. Vuajta me Lushnjën, pasi nuk pata shumë alternativa. Por, këtë herë situata është ndryshe. Ky fakt më ngroh e më jep më shumë besim. Me një Besë të plotë, kam shanse të reagoj në varësi të lojës”, përfundoi Mërgjyshi.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"