Me lot në sy/ Legjenda Shevçenko i vendos Levandovskit shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës dhe i kërkon ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 22:36

Me lot në sy/ Legjenda Shevçenko i vendos Levandovskit shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës dhe i kërkon ta…

Futbollisti legjendar ukrainas, Andrij Shevçenko, i ka dhuruar sot kapitenit të Polonisë, Robert Levandovskit shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës dhe i kërkoi që ta mbante atë në Kampionatin Botëror në Katar që do të zhvillohet gjatë këtij viti (20 nëntor – 18 dhjetor). Sheva e falënderoi Levandovskin në emër të bashkëkombësve të tij për mbështetjen e Ukrainës pas pushtimit rus.

lewafk-780x439

“Faleminderit për gjithçka. Ajo që keni bërë, më ka prekur në zemër. Vendi ynë është shumë falënderues. Nuk mund ta përshkruar as me fjalë.

Dua t’ju falënderoj nga zemra për gjithçka që bëni për vendin tim. Aq shumë gjeste, aq shumë mbështetje reale, mikpritje për popullin tonë, janë gjëra me vlerë të paçmueshme. Tashmë e kemi të vështirë, por vëllezërit nga Polonia po na ndihmojnë. Ju falënderojmë nga zemra”, është shprehur me këtë rast Shevçenko me lot në sy.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"