“Më lër të të jap …”- Sytë zemra, Eros Grezda i shpreh publikisht dashurinë Oriola Marashit, ja çfarë i shkruan futbollisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 18:30

“Më lër të të jap …”- Sytë zemra, Eros Grezda i shpreh publikisht dashurinë Oriola Marashit, ja çfarë i shkruan futbollisti

Eros Greda i ka shprehur publikisht dashurinë e tij modeles Oriola Marashit. Futbollisti komentoi një foto të “nxehtë” të postuar nga modelja në rrjetin social Instagram.

Oriola pozoi e veshur me bodysuit të bardhë duke vënë në pah gjoksin e saj bombastik dhe format elegante trupore.

“Tani më lër të të jap pak verë të mirë”- shkroi modelja në përshkrimin e fotos.

Dhe Eros nuk i rezistoi dot bukurisë së saj duke i komentuar emoji me sy me zemra.

“???”– komentoi futbollisti.

Ndërsa modelja i ktheu përgjigje duke i bërë emoji me sy me zemra dhe një zemër.

Raportohet se çifti po përgatiten për ceremoninë e fejesës pas pandemisë së koronavirusit.

Burime për “Panorama Plus” treguar se dy të dashuruarit kanë takuar tashmë familjet e njëri-tjetrit dhe janë gati ta zyrtarizojnë historinë e tyre të dashurisë me shkëmbimin e unazave, ndërkohë që janë vendosur në Kroaci.

Sipas burimeve ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"