“Me Laçin duhet të kishim fituar”, Shtubina: Lamë dy pikë, nuk na deshi goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 8:55

“Me Laçin duhet të kishim fituar”, Shtubina: Lamë dy pikë, nuk na deshi goli

Ndriçim Shtubina “qan” dy pikët e lëna ndaj Laçit. Sulmuesi i krahut të majtë priste vetëm fitore kundër ish-ekipit.Ndricim-Shtubina-Vllaznia-470x276

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” numri 10 i kuqebluve evidenton se i mungoi edhe fati në finalizim. “Ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Ne patëm disa mundësi të mira në pjesën e dytë dhe mund ta them pa frikë që dominuam plotësisht mbi kundërshtarin. Futbolli është i bukur, pasi është i paparashikueshëm. Ndodh që fiton me një lojë jo të mirë, por edhe kështu si na ngjau ne. Nuk na deshi goli, ndonëse e kërkuam aq shumë. Na mungoi fati, pasi hyzmetin ia bëmë dhe kryesisht në 45 minutat e dyta”, u shpreh fillimisht 32-vjeçari.

Më tej ai u ndal tek objektivat. Në Shkodër janë gjithnjë e më të bindur se meritojnë një vend në Kupat e Europës dhe këtë e bazojnë sigurisht te loja e prodhuar. “Pavarësisht se sot (dje) lamë dy pikë, vazhdoj të mendoj se Vllaznia i ka që të gjitha mundësitë dhe forcat për të qenë më lart në tabelën e klasifikimit. Ne kemi treguar se e meritojmë, pastaj nuk kemi asgjë më pak as se skuadrat e tjera që kanë shfaqur pretendimet për një vend në zonën ‘Euro’.ndricik shtubina

Madje, edhe pikavarashi në tabelën e klasifikimit na e lejon një gjë të tillë. E megjithatë, ky 90- minutësh iku, ndaj duhet të përqendrohemi te takimet e radhës. Koha nuk premton, pasi ngjeshja vazhdon. Përpara kemi një detyrë shtëpie, të marrim një rezultat të mirë dhe premtues kundër Flamurtarit për llogari të takimit të parë të Kupës së Shqipërisë. Ky trofe mund të jetë një nga objektivat tanë në këtë sezon”, përfundoi autori i dy golave me fanellën e kuqebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"