“Me Kupën hyjmë në histori”, Dovedan: Bylisi ka merituar më shumë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 11:18

“Me Kupën hyjmë në histori”, Dovedan: Bylisi ka merituar më shumë në kampionat

Bylisi luan sot në orën 17:30 me Tiranën “aktin e dytë” të gjysmëfinales. Në Ballsh sfida e parë përfundoi 2-1 për vendësit, ndërsa ndeshja është e hapur dhe ballshiotët do të kërkojnë që të japin më të mirën e tyre për ta kaluar Tiranën. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Dovedan flet për sfidën e sotme, por edhe synimet që ka Bylisi…
DOVEDAN
Sa shanse keni ndaj Tiranës?
Duam që të bëjmë më të mirën tonë, personalisht dua që skuadra të luajë fort dhe të japë maksimumin.
bylis tirana
E lehtë të luani një ndeshje, e cila edhe po hetohet se dyshohet si e trukuar?
Unë jam trajner dhe bëj punën si trajner. Unë vlerësoj çdo ndeshje dhe dua të fitoj çdo sfidë, kampionat e Kupë.

Ju demotivon fakti që edhe nëse kualifikoheni dhe fitoni Kupën nuk shkoni në Europë?
Unë jam këtu të bëj më të mirën, djemtë janë të motivuar dhe kjo u pa edhe në shumë ndeshje Kupe dhe kampionati. Të shkojmë njëherë te finalja e Kupës, pastaj flasim për hapat e tjerë, por trofeu sigurisht që na bën të hyjmë në histori.

Thatë pas Vlorës që skuadra po ndien lodhje. Keni projektuar ndryshime?
Kam një grup djemsh me moshë të re, që kanë dëshirë të luajnë, ndoshta forca e grupit dhe dëshira e tyre për të arritur suksese na bën që të japim më të mirën në çdo ndeshje.

Kthehemi pak te kampionati. Ka ende rrezik Bylisi në betejën e mbijetesës?
Po shohim që s’ka shumë diferenca në garë dhe ne do vazhdojmë të luftojmë, janë 9 pikë në lojë dhe kemi ndeshje delikate. Do të kërkojmë sa më shumë pikë dhe do të shikoni që edhe në ndeshjen e fundit, edhe sikur të jemi larguar nga rreziku, do të kërkojmë më të mirën për një pozitë komode në renditje. E kam thënë: Bylisi ka merituar më shumë në këtë renditje, sepse ka treguar në shumë ndeshje edhe jashtë fushe.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"