“Me Kukësin bëmë marrëveshje xhentëlmenësh”, flet Shehi: Kam ofertë konkrete nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:09

“Me Kukësin bëmë marrëveshje xhentëlmenësh”, flet Shehi: Kam ofertë konkrete nga…

Pasi nuk ia doli të fitojë kampionatin ose Kupën me Kukësin, Orges Shehi dhe klubi verilindor ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Në të intervistë të dhënë së fundmi, trajneri durrsak është shprehur se me Kukësin kishin një marrëveshje xhentëlmenësh, duke thënë se nuk e shikon ndonjëherë punën e kontratave.ORGES SHEHI

Gjithashtu Shehi zbuloi se ka marrë një ofertë konkrete nga një klub që i jep mundësinë për një punë afatgjatë, por për këtë do të vendosë shumë shpejt, pasi tani dëshiron të bëjë pak pushime.

“Pas kësaj faze shumë të ngarkuar, për shkak të një kampionatin anormal, natyrisht që duhen edhe pushimet. Jam ende aktiv, pasi po ndjek kursin UEFA B dhe vetëm pasi të marr licencën, do të vijoj pushimet.

Eksperienca te Kukësi? Personalisht jam i kënaqur me atë që skuadra ka dhënë, pasi ishte një situatë e vështirë, me ndërprerjen e kampionatit dhe më pas me dy muaj shumë intensivë, të pajetuara më parë. Duhej të përgatisnim skuadrën, ta mbanim në tonus, të përgatisnim stërvitjen online, etj. Ka qenë hera e parë që ndodhte diçka e tillë dhe na gjeti të papërgatitur, por për mendimin tim kemi fituar shumë, pasi të punosh në kushte të tilla, është një eksperiencë që të rrit shumë. Jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë. Nuk dua të veçoj një emër apo një tjetër, pasi kanë qenë shumë lojtarë të mirë të gjithë dhe kanë tërhequr ekipin me lojën e tyre, dikush në një ndeshje e dikush në një tjetër.SHEHI

në personalisht, edhe në karrierën si futbollist, nuk është se u jam referuar shumë kontratave. Ka qenë një marrëveshje xhentëlmenësh dhe unë nuk kam lexuar kurrë kontrata. Marrëveshja ishte që të fitonim një trofe, por nuk ia dolëm. Marrëveshja nuk u ndërpre, por nuk u rinovua dhe në futboll gjëra të tilla janë normale, me trajnerët që lëvizin vazhdimisht.

Oferta për të ardhmen? Kam një ofertë konkrete, por nuk dua të nxjerr emra, pasi nuk më pëlqen. Është ofertë konkrete dhe serioze, që të jep mundësinë të punosh në afatgjatë, por duhet menduar mirë. Projektet afatgjata janë të mira, pasi të japin kohë për të përgatitur mirë skuadrën dhe për të vënë në jetë idetë. Megjithatë do të pushoj pak, që të kthjelloj idetë dhe të marr vendimet. Kam vite që nuk kthehem në Durrës për të punuar, por jetoj këtu dhe kam kontakte me të gjithë njerëzit e sportit. Ndoshta nuk kanë qenë kushtet deri tani, por ndoshta në një të ardhme të afërt, edhe mund të punoj në Durrës. Unë kam menduar të iki jashtë Durrësit, por nuk e kam menduar kurrë që ta ndërroj si qytet për të jetuar. Kontakte kam të shpeshta me të gjithë aktorët e futbollit, ndaj nuk përjashtohet mundësia, pasi këtë rrugë kemi zgjedhur për të jetuar.”, u shpreh Shehi për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"