“Me Kukësin e bënë rrugë, këto penallti jepen vetëm në Laç”, Duro i tërbuar: Po tallen me sakrificat tona!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 16:08

“Me Kukësin e bënë rrugë, këto penallti jepen vetëm në Laç”, Duro i tërbuar: Po tallen me sakrificat tona!

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i kënaqur me ekipin e tij, edhe pas humbjes me Laçin.

cungu

Duro pati kritikat e tij të hapura ndaj arbitrimit, veçanërisht për penalltinë e akorduar në dëm të ekipit të tij, ndërsa kjo ishte deklarata e tij për “Supersport” pas ndeshjes:

Çfarë nuk shkoi te skuadra?

Nuk jam i mërzitur nga loja e skuadrës, përveç momenteve të para. Ishim më superiorë se Laçi. Në momentin më të mirë, u goditëm me atë penallti. E dija para ndeshjes që do kishte. I thashë para ndeshjes çunave që duhej të jenë të kujdesshëm. Edhe në fazën e parë nuk na dhanë një penallti. Skuadra ishte e vendosur. U përgjigj me karakter. Minimalisht duhej të dilnim me pikë sot.

Momenti i penalltisë…

Çfarë të them unë tani? Këto penallti jepen vetëm në Laç. Në fushë tjetër normalisht nuk do jepej. Me Kukësin po bëhet rrugë. Penallti në Ballsh, Durrës, këtu. Janë pikët që kemi humbur në këto ndeshje.

6 gjuajtje në drejtim të portës, dhe 2 në kuadrat. Kjo vjen nga mungesat, apo kaq ishte forca e Kukësit sot?

Këto janë ndeshje, që zgjidhen me situata. Nuk pretendoj të shkosh 10 herë te porta e Laçit. Ata ishin të kujdesshëm prapa. Ato situata nuk i shfrytëzuam me Dakun. Edhe sot u zgjidh me një penallti. Unë po them që jam i kënaqur me ekipin. Pata edhe mungesa, por jam i kënaqur me çunat, që iu përgjigjën Laçit. Luajtën mirë, mbuluan mirë. Sulmuesin kryesor e neutralizuan gjithë ndeshjes. Ai nuk goditi asnjëherë portën.

Ku jemi me arbitrimin, kur ju thoni se këto penallti jepen vetëm në Laç?

Këtë thënie, e dëgjova në studio. Nuk i ul vlerat Laçit, gjatë gjithë kohës. Është skuadër kompakte dhe ka ekip të mirë, por më vjen keq për çunat e mi, që janë të mërzitur. Nuk ke çfarë t’u thuash. Në pushim i thashë se duhet të jenë të kujdesshëm, se Laçi pretendoi për penallti. I thashë që çdo prekje duhej të ishte e kujdesshme, se do na ndëshkojnë, dhe kështu doli. Penalltinë e dha gjyqtari pas porte, që nuk është as për gjyqtar të katërt. Tallen me sakrificat tona, janë të papërgjegjshë. Nuk di çfarë të them.

Kukësi më i mirë u pa vetëm 25 minutat e fundit. Pse nuk e ka këtë ritëm 90 minuta?

Nuk ishte vetëm kaq. Me përjashtim të minutave të para, ishim të vendosur në fushë. Unë isha i qetë, se luajtëm mirë në mbrojtje, dhe në daljet në krah ishim mirë. Në të dytën u shtu edhe ritmi, por janë ndeshje të vështirë. Ato mundësi nuk i shfrytëzuam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"