“Më kontaktuan kur po shihja Barcelonën”, Shehi “skanon” Kukësin: Nuk ka nevojë për kthesë të madhe, kanë karakter sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 8:48

“Më kontaktuan kur po shihja Barcelonën”, Shehi “skanon” Kukësin: Nuk ka nevojë për kthesë të madhe, kanë karakter sportiv

Pas kthimit nga Spanja, Orges Shehi ka zbarkuar në Tiranë, ku nga nesër do të nisë punën si trajner i ri i Kukësit.

Screenshot_12

Edhe pse ende pret vetëm prezantimin formal si kreu i pankinës verilindore, Shehi thekson se Kukësi nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha në skuadër, pasi ka karakter sportiv të fortë dhe konkurues.

Skuadra e re-  Gjërat rodhën shumë shpejt dhe kur u kontaktova isha duke parë një ndeshje të Barcelonës U-17.  Shkova menjëherë që të marrë valixhet dhe erdha përpara kohe. Patjetër që është vlerësim. Do të bëj maksimumin jam i kënaqur dhe i lumtur që do të drejtoj ata futbollistë me aq cilësi. Dhe e pres me entuziazëm për të arritur ato objektiva që klubi ka. Jam kontaktuar sot, rreth orës 12, 12 e pak.

Opinioni për Kukësin – Jam i bindur që Kukësi i ka cilësitë për të dalë kampion. E njoh skuadrën dhe kam besim se do t’ia dalim. Të shohësh gjërat nga jashtë nuk është njësoj si të jesh brenda. Me disa prej futbollistëve të Kukësit dhe kam luajtur. I vlerësoj sepse kanë karakter sportive. Kukësi nuk ka patur dhe fatin me vete. Nuk ka siguruar pikët që duhej të merrte. Është ndëshkuar në 3 ndeshjet e fundit në minutat e fundit. Në një situatë me tjetër me pak, gjërat do të shkonin ndryshe.

Nevoja për ndryshime të mëdha në skuadër – Nuk mendoj se Kukësi ka nevojë për kthesë dhe ndryshim të madh. Gjithmonë këto vite është renditur ndër vendet e para në kampionat. Unë mendoj që pjesa mbrapa dhe portierët kanë një favor kur e nisin karrierën e trajnerit sepse e shohin lojën nga mbrapa dhe analizojnë më mirë”, tha Shehi për “Zona Gol”.

Ish-porteri dhe ish-trajneri i Skënderbeut do të prezantohet të hënë në orën 11:00 në ambjentet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania” si trajner i Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"