Me kokën ulur dhe i mërzitur në maksimum, shikoni videon e Mesit që po bën xhiron e internetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 14:51

Me kokën ulur dhe i mërzitur në maksimum, shikoni videon e Mesit që po bën xhiron e internetit

Leo Mesi nuk është grumbulluar nga trajneri Kuman për ndeshjen në Ligën e Kampioneve ndaj Dinamos së Kievit.

messialone (1)

Trajneri vendosi ta lërë pushim argjentinasin, për shkak se është aktivizuar në shumë ndeshje. Megjithatë duket se sulmuesi nuk është aspak i lumtur te katalanasit, të paktën sipas asaj që shfaqet në një video të fundit.

Teksa janë publikuar momentet nga seanca stërvitore e Barcelonës ditën e hënë, shihet Mesi teksa qëndron i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërkohë që ecën vetëm i mërzitur dhe kokë ulur.

Menjëherë këto pamje të argjentinasit kanë filluar të bëjnë xhiron në internet, duke ditur se prej kohësh qarkullojnë edhe zëra për një largim të tij në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"