Postuar: Janar 15, 2021 | 21:20
“Më keni bërë tifozin tuaj”, Shpëtim Gjika i thur elozhe Vllaznisë
Vllaznia ka fituar simpatinë e të gjithëve, me rezultatet e suksesshme dhe lojën e bukur që ka zhvilluar këtë sezon. Shkodranët kanë marrë elozhe së fundmi edhe nga ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, në “Facebook”, ka komplimentuar Vllaznisë për gjithçka.
“Bravo Vllaznia! Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi. Grup me djem që luajnë plotë dëshirë dhe sakrificë. Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit. Forca Vllaznia! Vllaznia kampion! Në mungesë të Flamurtarit më keni bërë tifozin tuaj”, shkruan Gjika, në postimin në “Facebook”.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
