“Më kënaq kualifikimi por jo loja”, Xhaferri lëshon sfidën: Dua Tiranën në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 20:01

“Më kënaq kualifikimi por jo loja”, Xhaferri lëshon sfidën: Dua Tiranën në gjysmëfinale

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka theksuar se kupa dhe kampionati janë njëlloj objektiva për skuadrën e tij.

bandicam 2023-03-15 19-18-10-785

“Partizani do t’i luante të gjitha shanset që kishte dhe ia dolëm te menaxhonim lojën edhe pse në momente të caktuara edhe gabuam, se nuk ishte loja si pretendonim. Loja u bë e hapur, edhe ne kishim mundësi për të shënuar me Balajn e Vulajn, Ishte lojë e bukur dhe e hapur, kualifikimi na vë përballë një sfide tjetër për të arritur objektivat tonë.

Ne i marrim gjithmonë ndeshje pas ndeshje, se është e rëndësishme të vlerësosh çdo kundërshtar. Kemi gabuar rrugës shumë me kundërshtarë siç nuk janë Partizani apo Tirana. Aty është sfida jonë që të vlerësojme ndeshjet në maksimum, që të luajmë të dy frontet, kampionat e kupë. Të dyja janë të rëndësishme që të arrijmë në kupat e Europës për të finalizuar edicionin,. Vlerësoj Partizanin, Tiranën por dhe Egnatian se nuk duhen nënvlerësuar ekipet e tjera. Nuk ka diferenca, ka një garë të jashtëzakonshme që e bën shumë të bukur çdo gjë, ne do të vazhdojmë deri në fund.

Kupa ka vetëm një objektiv, për të fituar. Objektivat e tjerë nuk kanë vlerë, por të marrim gjërat me radhë se kemi një ndeshje kupe tjetër ku të tre skuadrat e tjera janë shumë të forta.

Jam i kënaqur për kualifikimin se Kupa, nëse gabon e pëson. Kualifikimi është më i rëndësishëm, te loja mendoj se ka pasur deficite, nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Kjo i përket analizës teknike dhe të shohim rikuperimin në ndeshjen me Laçin se ajo është ndeshja e radhës.

Shkodra prodhon futbollistë, në vitet e fundit kemi implementuar strategji që të përfshijmë të rinjtë te ekipi i parë e rritim nivelin. Do kohën e vet, janë projekte afatgjata, por jam optimist që kemi një brumë të mirë, strategjia jonë është afatgjatë që të përfshijmë talentet e akademisë, që të rrisim dhe sigurisht pastaj në moment të dytë të krijojmë të ardhura për klubin. Kemi potencial, kemi mungesa në infrastrukturë se nuk është e lehtë të ndryshohet gjithçka në pak vite. Po punojmë që të ardhmen të ndryshojmë shumëçka që në të ardhmen të kemi pjesën më të madhe nga akademia jona.

Rivalët në gjysmëfinale? Mua më pëlqen kur luaj me skuadrat e kryeqytetit, ndjej kënaqësi të veçantë, atmosfera e ambienti është i karikuar e bëjmë spektakël. Kështu që nuk është se kam ndonjë preferencë të veçantë, i vlerësoj maksimalisht, por për ne e bukur do të ishte me Tiranën. Do të kishte qenë një kënaqësi në vetvete”, tha Xhaferri në “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"