“Më ke pirë gjakun”, ish-punonjësja e Tiranës i kërkon lekët Halilit: O drejtor, më jep djersën time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 14:49

“Më ke pirë gjakun”, ish-punonjësja e Tiranës i kërkon lekët Halilit: O drejtor, më jep djersën time…

Përveç shumë problemeve ne fushën e lojës këtë sezon, hallet e Tiranës vijojnë edhe nga e shkuara. Në një prononcim për emisionin “Stop”, është ish-sanitarja e klubit të Tiranës, Mimoza Qyra, e cila kërkon pagat e prapambetura, nga viti 2015 kur klubi administrohej nga Bashkia.

qyra-750x430

Ajo i është drejtuar Gjykatës dhe e ka fituar këtë çështje edhe në Apel, por sipas saj nuk është paguar ende me asnjë lek. Ish-punonjësja ka një mesazh për presidentin aktual të Tiranës: “Ky është presidenti i i klub Tiranës, Refik Halili quhet. T’i flasim këtij? O shoku drejtor, më jep lekët se kam fituar gjyqin. Kam tre vjet që pres lekët e tuaja. O drejtor, të lutem m’i jep ato lekët e mia, djersën time. Kam punuar kaq vite këtu, më ke pirë gjakun, më ka hyrë reumatizma deri në kockë. Dua lekët e mia”.

Përmbaruesi i caktuar nga shteti për këtë çështje, Pjetër Caka, pati edhe ai prononcimin e tij, ku deklaroi se Tirana nuk ka as NIPT, ndërsa është bërë edhe një kallëzim penal për Refik Halilin. “Në qoftë se nuk ka pasur nuk ke si e gjykon. Pavarësisht se është një klub, biznes futbolli, nëpër banka nuk rezulton të ketë lekë. Edhe për këtë është bërë një kallëzim penal për zotërinë, për vetë presidentin e klubit të futbollit. Klubi i futbollit ka një NIPT dhe ne i referohemi NIPT-it. Nuk rezulton të ketë, gjithmonë kanë qenë të bllokuara edhe nga përmbaruesit e tjerë privatë. Po të kishte lekë në llogari ne e kishim bërë. Neve jemi të detyruar të përsërisim herë pas here sekuestron, nëse ka apo, por nuk kemi çfarë të bëjmë më gjatë. Edhe kallëzim penal, që mund të ketë fshehje pasurie, i kam bërë. Tani nuk e di çfarë të them”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"