“Më ke lënë pa gjumë”, presidentit të Beitarit nuk i del inati pas eliminimit nga Teuta: Kemi lojtarë të pacipë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 11:30

“Më ke lënë pa gjumë”, presidentit të Beitarit nuk i del inati pas eliminimit nga Teuta: Kemi lojtarë të pacipë!

Eliminimi nga Teuta ka shkaktuar kaos te klubi izraelit, Beitar Jeruzalem. Mediat në Izrael kanë zbuluar së fundmi bisedën e presidentit të klubit, Mosh Hog, me trajnerin Roni Levi.
679739
“Si ka mundësi të bëni atë paraqitje?! Më ke lënë pa gjumë! Ju eliminoi një ekip si Teuta! Këta lojtarë të pacipë nuk kanë bërë asnjë përpjekje në fushë”, mësohet t’i ketë thënë i irrituar kreu i klubit të Beitar trajnerit Levi.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Izrael, eliminimi që në turin e parë të Ligës së Europës do të sjellë gjoba për lojtarët e Beitarit. Klubi që eliminuan durrsakët ka një buxhet disa herë më të lartë se Teuta, por në fushë ishte ekipi i Martinit që bëri diferencën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"