“Më ka uruar Alban Hoxha”, Skënder Gega: Rama te Kukësi? Bashkëpunoj me këdo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 12:25

“Më ka uruar Alban Hoxha”, Skënder Gega: Rama te Kukësi? Bashkëpunoj me këdo

Trajneri i ri i Kukësit Skënder Gega u prezantua sot në ambjentet e stadiumit “Air Albania” si tekniku i ri i verilindorëve.

116745708_602234477162718_7052108559221813240_n

Përpara mediave, ish-trajneri i Partizanit deklaroi se menaxhimi i verilindorëve dallon nga ajo e Partizanit pasi në verën e vitit të kaluar, të kuqtë kishin shumë gjëra për të ndryshuar.

I pyetur rreth planeve të merkatos së verilindorëve, Gega deklaroi se nuk ka ndërmend të kontaktojë lojtarë brenda apo jashtë Shqipërisë që janë nën kontratë me klubet respektive.

Në lidhje me pjesëmarrjen në Ligën e Euroës, tekniku i ri i Kukësit u shpreh optimist për të kaluar raundin e parë.

“Largimet nga Kukësi – Janë larguar 4 lojtarë, edhe klubi besoj se i ka vlerësuar për bashkëpunimin. Dua të shikoj përpara, nuk kemi shumë hapësira të mëdha, do t’i mbulojmë ato pak hapësira që kanë mbetur. E keni parë vetë, Kukësi ka punuar mirë, ka kualitete, po të shikojmë me qetësi. Asnjë person që është nën kontratë në kampionatin tonë, kurrë se kam çuar në mendje ta kontaktojë.

Kontrata – Është 1-vjeçare. Është sfidë dhe nuk kam frikë. Futboll është, do të bëjmë më të mirën që dimë, nëse nuk ia dalim, do të shikojmë më pas. Do të shiklojmë ndeshjet e Europës. Të bëjmë një paraqitrje dinjitoze, pse jo të kalojmë turin. Për kontratën time, të flasim pas një viit. Nga paraqitja e një viti me Partizanin kundër Mariborit kam mësuar shumë. Championsi dhe Liga e Europës të japin leksion tjetër. Jam më optimist se ekipi është më i konsoliduar sesa Partizani vjet. Do të punojmë fort, nuk mund të planifikojmë sot. T’i shohim gjërat me optimizëm dhe avash avash.

Të jem i sinqertë. Kukësi ishte afër për të dalë kampion. Futbolli në Shqipëri këtë vit, nuk ka ndodhur më para, është aktivizimi i moshave të reja. Është gjë pozitive që prodhimi jonë po promovohet.”, deklaroi Gega.

c8a7ed92-4234-4745-a013-08b04b307b08

Në prezantimin e tij si trajner i Kukësit Skënder Gega u shpreh se edhe nëse klubit verilindor i bllokohet merkatoja, ka lojtarë cilësorë që mund ta çojnë sezonin para.

Në lidhje me objektivat e Kukësit, Gega shtoi se ambiciet e tij përputhen me ato të klubit.

“Pranon ofertën e Kukësit në tentativën e tretë – Është e vërtetë që kam qenë dy herë në bisedime me Kukësin. Trajnerët takohen, presidentët takohen. Nuk është e thënë të biem gjthmonë dakord. Është një fjalë shqip: ‘gjuha të zgjidh, gjuha të lidh’. Ja ku jei sot, jam i kënaqur që jam te Kukësi.

Premtimet për Kukësin – Nuk e di çfarë premtimi kanë dhënë trajnerët, ish-trajnerët te Kukësi. Varet se çfarë tenton dhe si e shikon. Nuk e kam premtuar gjë, me drejtorin dhe klubin kam thënë se do të bëjmë të pamundurën. Kukësi ka kualiet. Është ekip me cilësi, pavarësisht është apo nuk është Skënder Gega. Ambiciet e klubit janë dhe ambiciet e mia. Nuk kam asnjë lloj presioni. I dua sfidat e reja.

Merkatoja e bllokuar e Kukësit – Unë jam teknik, jam i sigurtë që nuk do të bllokohet merkatoja. Edhe në rast të një vendimi ekstrem, Kukësi, ka një grup fantastik lojtarësh dhe të ecim me optimiziëm. Po punojmë gjatë gjithë kohës me drejtorin Nexhipin për ofertat dhe lojtarët Nuk dua t’i bëj publike. Besoj se do të ketë gjëra të reja”, u shpreh Gega.
gega

Në vazhdim të konferencës për mediat, Skënder Gega u shpreh se e kanë uruar pjesëtarë të Partizanit për detyrën e re si trajner i Kukësit.

Në lidhje me strategjinë që do të ndjekë në kampin verilindor, ish-trajneri kampion i Partizanit u shpreh se asnjë lojtar nën kontratë me Kukësin nuk do të largohet. Ai shtoi se ka lidhje të forta me ish-stafin teknik dhe lojtarët të Partizanit, por mbi të gjitha me tifozët, por pranoi se do të punoj me profesionalizëm te Kukësi njësoj si te Partizani,

I pyetur nëse drejtori i Partizanit Olsi Rama do të vijë te Kukësi, Gega saktësoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo.

“Teknikisht s’më takon të bëj analizën e vitit të kaluar. Diçka ka munguar në momente kyçe, në momente që ishte gati, ndoshta përqëndrimi, ndoshta dhe eksperienca, pavarësisht se thuhet që Kukësi ka brumë, ka një grup të talentuar. Një ekip duhet të jetë bashkë. Edhe ‘transfermarkt’ nuk është domethenës dhe ai s’është vendimtari. Suksesi vjen kur ka balancë, nëse funksionojnë balancat brenda dhe jashtë fushe, vetëm kështu mund të dalim kampionë. Ditën e enjte do të ulemi. Do të flas me secilin prej lojtarëve, do të jap mendimat e mia, do t’i pyes çfarë problemesh kanë. Me drejtorin po shikojmë dhe moshat, nuk është thënë të jenë kuksianë. Mirëpresim çdo lojtar të ri që ka ambicie në karrierë. Është formuar dhe ekipi 21-vjeçar. Jo thjesht për të hapur, por të marrim produkt. Të kemi një program të përbashkët dhe të koordinohemi.

Varet nga grupi që punon që se sa e përballon presionin. Ju i njihni presidentët, kanë veton, por japin mbështetjen fjalën e fundit. Jam komod me presionin sportiv, më pëlqejnë sfidat, Nuk mund të them se do të jetë e njëjta gjë që ndodhi e Partizanin. Do të angazhohem me profesionalizëm me ndërgjegje. Nuk jam vetëm unë, por është dhe klubi stafi, të gjithë të arrijmë objektivat.

Nuk është risi në Shqipëri, ka dhe në klubet e huaja. Po ne i kalojmë këtu, i kalojmë bashkë, këtu Futbolli matet me rezultate. Mirë është të menaxhohen gjërat nga presidenti dhe klubi, nuk është dramë. nuk është turp. Është si maratona, futen 100 mijë veta dhe fiton një. Për fatin tim nuk mund të flasë sot. Siç kam punuar te Partizani që kam 40 vjet, do të impenjohem dhe te Kukësi.

Dera ime është e hapur, nuk mbyllet. Secili ka cakun e vet, të transmetojë profesionalizëm. Është pjesë e klubit kur është presidenti dhe drejtori. Nuk paragjykohet drejtori dhe presidenti që të vijnë të shprehin mendim. Mund të bëjnë kritikat dhe të japin mendimin e tyre.  Nëse ti reagon dhe hyn drejtori dhe presidenti për gjëra teknike, atëherë gjërat ngatërrohen. Dera nuk mund të mbyllet. Jam shumë ok me kontratën 1-vjeçare. Do të doja që sot ta dija se ku do të përfundojë Kukësi. Është kohë e shkurtër, të mbledhim grupin sa më shpejt. Jam i hapur për çdo lojtar që ka pretendime. që mbase të marrim më të mirën prej tyre. Duhet të mos injorohet asnjë. Është një grup me djem të mirë. Se çfarë duhet, do ta shikojmë ekipin.

Kemi një listë se kush është me pikëpyetje. Të mundohemi të jemi të saktë. Të mos i biem njeriu në qafë. Nuk jemi të pagabueshëm, në krah do të kem gjithmonë drejtorin që ka qenë profesionist. Të ndihmojmë vetem dhe të nxjerrim diçka më të saktë. Për arritjet s’mund të flasim sot. Jam optimist që do të përmirësohemi, të fillohet me stërvitjen.

Pjesa e mediave kam lexuar. As drejtori, as Gega nuk kanë kontaktuar lojtarë nën kontratë. Çdo lojtar që është nën kontratë me Kukësin, nuk ka shanse të largohet. Kam parë gazetat. Deri tani asgjë nuk është e vërtetë. Nuk dua t’ju zhgënjej. Çdo person që është nën kontratë me Kukësin, vetëm nëse largohet e vendosim teknikisht. Klubi do të ulet me njerëzit që u mbaron kontrata. Teknikisht, asnjë trajner s’duhet të futet në merkato. Është ky zotëria që bën telefonat, merr ofertat, m’i sjell mua dhe i shikoj me qetësi. Unë kam menaxherin tim në sallë, ofertat vijnë nga shumëkush. Asnjë lojtar s’kam për të sjllë ndonjëherë. Nuk jam menaxher apo sekser. Nëse një lojtar bëhet pjesë e Kukësit, nuk më intereson se kush është menaxheri. Janë katër veta që janë larguar. Shpresoj që ata që do të jenë para jush, të marrim maksimumin.

Komunizmi ka mbaruar prej 30 vitesh. Ata djem që kanë qenë vjet te Partizani kam lidhje shpirtërore. Është hipokrizi të thuash që s’kam lidhje. Edhe kur kam qenë trajner te Partizani, nuk kam patur armik ndonjë ekip apo trajner. Më kanë uruar Alban Hoxha dhe të rinjtë. Drejtori Rama më ka shtrënguar dorën, me presidentin Demi nuk kemi folur. Është e rëndësishme të shkosh në një vend të bëhesh shembull. Nuk kam qejf të bëj biseda dhe pastaj kur të ulemi të ul dhe kokën. Partizani më ka uruar, me tim vëlla kam luajtur kundër. Ka qenë ndeshja më e mirë e jetës. S’dua të jem përballë tifozëve të Partizanit. I kam lidhjet e forta me tifozët. Është sfidë, është profesion të shkojë Kukësi, jo karshillëk. Janë ambiciet e mia.

Nëse Gjici e sjell Ramën te Kukësi, jam i gatshëm të shkoj mirë me çdo njeri”, pëfundoi Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"