“Më ka telefonuar De Laurentis”, Reja zbulon të ardhmen: Nuk e kuptoj këtë që ndodh në Superiore, në Itali as që mendohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:56

“Më ka telefonuar De Laurentis”, Reja zbulon të ardhmen: Nuk e kuptoj këtë që ndodh në Superiore, në Itali as që mendohet

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja është shprehur se është i habitur nga ajo që ndodh në Superiore, ku thotë se ka dëgjuar që presidentët e klubeve, ndërhyjnë në punën e trajnerit, diçka që sipas tij në Itali as nuk mendohet të ndodhë.

Edi-Reja1-761x450

Në një intervistë të dhënë për “Top Channel”, Reja zbulon se ka pasur telefonata me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, por shton se e ka vendosur dhe e ardhmja e tij do të jetë në stolin e Shqipërisë.

“Në përgjithësi kampionati shqiptar nuk është keq, por më tepër se sa mungesë lojtarësh, është mentaliteti. Nuk po arrij të kuptojë çfarë ndodh rreth një klubi këtu. Dëgjoj që edhe presidentët ndërhyjnë shpesh tek puna trajnerit. Kam parë gjëra që në Itali as e imagjinon dot. Sigurisht presidenti mund të takojë trajnerin mund të bisedojë, sepse ka miliona trajner, por atë që zgjedh duhet ta dëgjosh dhe të kuptosh çfarë problemesh ka. Për këtë arsye do të kisha dëshirë të takoja si trajnerë ashtu edhe presidentë klubesh.

De Laurentis? E di që presidenti më vlerëson shumë dhe unë e falënderoj. Më ka telefonuar sa herë ka patur vështirësi, po unë fola edhe me presidentin Duka dhe i thash, do të vazhdojmë bashkë përpara me programin që kemi bërë pasi unë e kam bërë këtë zgjedhje tashmë. Në Itali nuk do të kthehem më asnjëherë të drejtoj.

Edi Reja

Shqipëria e fundit që do drejtoj? Në futboll mund të ndodh gjithçka, por mua do të më pëlqente që të rrija sa më shumë të ishte e mundur sepse po krijojmë dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që brenda 3 apo 4 vitesh kjo punë të japi frytet e saj.

Eliminatoret? Këto eliminatore të Botërorit do të jenë një test i madh, por nuk do të thotë se jemi pa objektiv, ne do të synojmë si gjithmonë kualifikimin. Çdo ndeshje që luajmë është shumë e rëndësishme, madje edhe miqësorja me Uellsin, një skuadër e fortë, ku unë do të marr lojtar të rinj, ndoshta ata në një moshë më të avancuar do t’i lë pushim për ndeshjet e shtatorit”, tha Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"