“Më ka habitur Elezi”, Ilir Daja: Do plotësojmë mangësitë në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 14:29

“Më ka habitur Elezi”, Ilir Daja: Do plotësojmë mangësitë në merkaton e janarit

Pas ndeshjes miqësore ndaj Teutës, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në një prononcim për “Panorama Sport”, theksoi që rezultati ishte në planë të dytë. Sipas tij, ndeshja ka pasur të mirat e saj, sepse Daja ka gjetur një lojtar si Elezin, ama edhe lojën e grupit, ka vetëm fjalë të mira. 

ilir daja1

“Në ndeshjet miqësore normalisht që nuk është rezultati element cilësor, pavarësisht se përballë sot (dje) kishim një skuadër që ka bërë mirë në gjysmën e parë të sezonit. Ajo që më kënaqi më shumë ishte lëvizshmëria dhe loja në grup e ekipit si dhe forma e mirë e lojtarëve për të qenë gati për të startuar që në ndeshjen e parë.

Elementi i dytë që ishte pozitiv në këtë ndeshje miqësore ishte që edhe disa lojtarë të rinj, sidomos Elezi që është vetëm 18 vjeç dhe ishte pjesë e formacionit bazë në të gjitha ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar, ka bërë një paraqitje shumë të mirë”, është shprehur në fillim Ilir Daja.

ilir daja

Trajneri i Skënderbeut foli edhe për merkaton e lojtarëve të skuadrës korçare. “Normal që kemi qenë dhe do të jemi deri në fund të merkatos prezent për të plotësuar edhe ndonjë mangësi që kemi. Shpresojë që ta mbajmë këtë kontingjent që kemi dhe të fillojmë që në ndeshjen e parë me Partizanin të prezantohemi sa më mirë përpara publikut tonë në Korçë”, është shprehur trajneri i korçarëve pas miqësores me Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"