“Më ikën truri kur humbas”, Bufon: Një vit pushim pasi të lë futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:25

“Më ikën truri kur humbas”, Bufon: Një vit pushim pasi të lë futbollin

Pritet Shezni titullar, por nëse Xhixhi Bufon do të zbriste në fushë në derbin kundër Torinos të shtunën, edhe për të ndeshja e radhës në Serinë A do të thyente rekordin e prezencave në kampionat, që aktualisht e ndan me Paolo Maldinin: “E vërteta është se vazhdoj të luaj, sepse ndihem mirë dhe pastaj e di se mund të përmirësohem. Kur dikush ka mundësi përmirësimi, ka atë zjarrin që nuk të bën të ndihesh i ngopur”, tha portieri i Juventusit gjatë një interviste në rrjetet sociale të një prej sponsorëve të klubit bardhezi.
bufon

Ku e shikon veten Bufon pas futbollit të luajtur? Mendoni akoma se do të jeni akoma pjesë e tij?
Nuk e kam menduar. Jam i fokusuar në atë që po bëj. Kur të largohem do të bëj një vit pushim.

Nuk ekziston një recetë për të fituar, por a ekziston edhe një për të humbur?
Është e vërtetë, po jo vetëm në sport, por në të gjithë sektorët. Është diçka tjetër e rëndësishme që e kam kuptuar gjatë rrugës në karrierën time. Kam kërkuar gjithnjë të shoh shokët e skuadrës dhe përpiqem që t’i përmirësoj në mënyrë konstruktive. Është e rëndësishme të të duan, duke qenë transparent me të gjithë. Pastaj shokët që ke vijnë dhe të ndihmojnë me zemër. Janë perceptime që i ndien se po të ndihmojnë. Në një sport skuadre do të ketë gjithnjë një moment në të cilin do të kesh nevojë për të tjerët. Nëse nuk sillesh në mënyrën e duhur, nuk do të të ndihmojnë. Kur bëj një gabim, jam 100% kritik me veten si dikush që nuk arrin të marrë 10 në provim. Dhe për këtë më ikën truri.
bufon juventus
Ka një cilësi që një i ri duhet të ketë për t’u bërë futbollist i niveleve të larta?
Sigurisht duhet të nisë nga baza dhe dhuntitë që nëna natyrë duhet të të dhurojë. Por, nuk mjafton vetëm ajo, përndryshe bota do të ishte e mbushur plot me sportistë të nivelit të lartë. Të dashurit të përmirësuarit gjithnjë dhe mosvendosja e limiteve duhet të jetë baza. Unë në moshën 40-vjeçare ëndërroj, sepse e di që është e vetmja mënyrë për të vazhduar të jem i përmbushur dhe ndihem i motivuar. Por, duhet ëndërruar me këmbë në tokë. Autokritika është mënyra më e mirë për t’u përmirësuar. Ndërsa të kërkosh alibi është mënyra më e mirë për t’u fundosur. Skuadra është shumë e rëndësishme.

Sa e rëndësishme është stërvitja e vazhdueshme, psikologjike dhe fizike?
Truri mund të stërvitet siç duhet. Por sidomos në moshën time duhet të stërvitësh fizikun në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se luaj më mirë në momentin kur ndihem se funksionoj me kokë. Në momentin në të cilin ndiej se kam emocionet e duhura, unë e di që do të luaj shumë mirë. Më ndodhte kur isha 20 vjeç, 30 dhe nëse do të vazhdoj të luaj edhe në moshën 60-vjeç. Është e qartë që në moshën time nuk mund ta stresoj shumë trupin. Bëj stërvitje të përditshme, sepse më ndihmojnë që të qëndroj elastik. Gjatë izolimit mendoja se po më thyheshin kockat. Por pas një jave isha gati që të jepja përgjigje të rëndësishme. Dhe aty kuptova sesa e rëndësishme është mendja.

Nëse nuk do të ishit bërë futbollist, çfarë profesioni do të kishit sot?
Do të isha i njëjti person. Mendoj se do të kisha ndjekur shembullin e prindërve të mi që u bënë profesorë të edukimit fizik. Kjo ishte rruga që më interesonte, gjithnjë pranë sportit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"